Të dielën në Kosovë janë regjistruar 8 viktima dhe 119 raste pozitive me koronavirus, njofton Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.
Që nga përhapja e virusit në muajin mars në Kosovë, numri total i rasteve pozitive ka shkuar në 13.334 ndërsa 516 persona kanë humbur jetën.
IKSHPK-ja njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 118 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 9.473 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.345.
Kosova ka gjithsej 700 shtretër në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet rajonale. Deri të premten, mbi 400 persona kanë qenë të hospitalizuar në këto institucione shëndetësore.