TALIN

Rreth 70 persona janë lënduar gjatë natës së dytë të protestave në kryeqytetin e Estonisë, Talin. Protestat nisën pasi qeveria vendosi të heqë monumentin në kujtim të Ushtrisë së Kuqe Sovjetike.
Rreth 600 persona janë ndaluar nga policia, derisa 10 pjesëtarë të policisë janë në mesin e të lënduarve.
Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov tha se Moska do marrë hapa seriozë në përgjigje të heqjes së monumentit.
Estonia së bashku me Letoninë dhe Lituaninë, të njohura si vendet Baltike, u shkëputën nga Bashkimi Sovjetik pas shpërbërjes së tij, dhe tash janë anëtare të Bashkimit Evropian dhe NATO-s.