UASHINGTON

Presidenti amerikan Xhorxh Bush ka biseduar sot me krerët e ushtrisë amerikane në Bagdad dhe Uashington. "Ajo që ndodh në Irak ka rëndësi për Shtetet e Bashkuara. Një Irak i dhunshëm dhe kaotik do të reflektojë sigurinë në shtëpinë tonë" ka thënë Bush.
Komentet e presidentit Bush vijnë një ditë pasi Dhoma Përfaqësuese e Kongresit amerikan miratoi një legjislacion që kërkon tërheqjen e trupave luftarake amerikane nga Iraku.
Sekretarja amerikane e shtetit Kondoliza Rajs, iu ka bërë thirrje kritikëve të politikës në Irak që të mos sjellin "vendime të parakohshme".