LONDËR

Ish kryeministrja e Pakistanit, Benazir Bhutto thotë se po e shqyrton mundësinë e largimit nga ekzilit në Londër dhe kthimit në Pakistan, gjatë muajit shtator. Zonja Bhutto i tha gazetës londineze, Sundey Times se ajo kishte menduar të kthehej në dhjetor të këtij viti, por tash, "populli po thotë se duhet të kthehem sa më shpejtë që është e mundshme". Benazir Bhutto, që është udhëheqëse e Partisë Popullore të Pakistanit, thotë se do të bënte marrëveshje eventuale me presidentin Pervez Musharraf vetëm nëse një marrveshje e tillë do të garantonte zgjedhje korrekte parlamentare. Ajo tha se ndjehet më e sigurtë lidhur me kthimin pas vendimit të fundit të Gjyqit Suprem të Pakistanit për kthimin në detyrë të një gjyqtari të lartë i cili ishte shkarkuar nga presidenti Musharraf.