PRISHTINË

Përmes një urdhërese ekzekutive, zëvendësshefi i UNMIK-ut, Steeven Schook ka autorizuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të filloj përgatitjen e procesit zgjedhor me përcaktimin e certifikimit të kandidatëve dhe partive politike, pastaj përcaktimin e listës së votuesve si dhe përcaktimin e kostos së zgjedhjeve dhe çështjeve që kanë të bëjnë me mediat dhe vëzhguesit. Ndërkaq, siq ka sqaruar zëdhënësi i UNMIK-ut, Alexander Ivanko, vendimi për datën e zgjedhjeve dhe shqyrtimi i disa prej rekomandimeve kryesore të Ekipit Negociues do të presin javën e parë të shtatorit, kur në Kosovë kthehet kryeadministratori Ryker.