ANKARA

Trupat e Turqisë kanë vrarë nëntë kryengritës kurdë në dy përleshje të ndara në pjesën juglindore të Turqisë. Ushtria ka njoftuar se katër militantë nga Partia Punëtore e Kurdistanit ishin vrarë gjatë natës në përpleshjet në provincën Hakkari, që është në kufi me Irakun dhe Iranin. Pesë militantë të tjerë ishin vrarë dje në provincën Sirmak. Agjencitë e lajmeve raportojnë se Partia Punëtore e Kurdistanit, që prej vititi 1984, kishte luftuar për vetëqeverisje në pjesën juglindore të Turqisë, pjesë kjo e banuar kryesisht nga popullata kurde, e ka shtuar aktivitetin e saj ushtarak këtë vit.