UASHINGTON

Komisioni për Marrëdhënie me Jashtë në Dhomën e Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan do të diskutojë sot për miratimin e rezolutës, e cila synon që të njohë si gjenocid vrasjen e mbi 1.5 milionë armenëve nga ana e Turqisë. Ky vendim ka zemëruar zyrtarët turq, të cilët kundërshtojnë cilësimin e këtyre vrasjeve si gjenocid.
Nëse rezoluta miratohet, Turqia është kërcënuar se do t'i ndalojë hyrjen amerikanëve në bazën ushtarake, të cilën e përdor për operacione në Irak.