PARIS

Presidenti i Francës Nicolas Sarkozy ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që "fuqishëm dhe i bashkuar të mbeshtesë zgjidhjen e vetme të zbatueshme për Kosovën", njoftoi AFP.
"Status quo-ja nuk është më opsion i qëndrueshëm, ndërsa të gjitha mundësitë për bisedime janë shterrur", dhe nuk kanë dhënë kurfarë rezultati, tha Sarkozy në një takim tradicional me përfaqësuesit e korrit diplomatik në Paris.
"Bashkimi Evropian duhet ta zbatojë fuqishëm dhe i bashkuar zgjidhjen e vetme të realizueshme, e cila është në tavolinë", ka thënë Sarkozy.