PRISHTINË

"Data e shpalljes së pavarësisë së Kosovës është kordinuar me miqtë ndërkombëtarë", tha kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci para nisjes për në Bruksel.
Ai shtoi se "publikimi i datës së pavarësisë do të jetë një surprizë shumë e shpejtë në ditët e ardhshme".
Gjatë qëndrimit në Bruksel kryeministri Thaci do takohet me shefin e politikës së jashtme të BE-së, Javier Solana, Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer dhe diplomatin hollandez Peter Feith, i cili do drejtojë misionin e BE-së në Kosovë.