PODGORICË

Kryeministri i Malit të Zi Milo Gjukanoviç i ka shprehur ngushëllimet kryeministrit të Kosovës Bajram Kosumi, me rastin e vdekjes së presidentit Rugova.
Në komunikatën e kabinetit të Gjukanoviçit thuhet se kryeministri i ka shprehur ngushëllime edhe institucioneve të Kosovës.
Një telegram ngushëllimi familjes së presidentit te ndjerë Rugova, dhe qytetarëve të Kosovës, i ka dërguar dhe presidenti Filip Vujanoviç.