Zijadin Gashi, Prishtinë
Kuvendi i Kosovës do të mblidhet nesër në një seancë solemne për të zgjedhur presidentin e ri të Kosovës. Kryesia e Kuvendit ka anulluar sot vendimin e të martës që seanca të shtyhet për javën tjetër dhe ka thirrur këtë seancë solemne për nesër. Aktualisht ka vetëm një kandidaturë për postin e presidentit, respektivisht kandidatura e Fatmir Sejdiut nga LDK-ja. Thirrja e seancës për këtë javë dhe anullimi i vendimit të mëparshëm për shtyrjen e saj, sipas kryetarit të Kuvendit, Nexhat Daci, erdhi si rrjedhojë e kërkesave të grupeve parlamentare, por edhe presioneve nga jashtë:
“Seanca për zgjedhjen e presidentit të Kosovës do të mbahet në bazë të kërkesës së grupeve parlamentare dhe pas pak presioni të jashtëm, të premten në ora 11:00. Unë jam shumë i lumtur t'ju them që ishte mirëkuptim i plotë. Unë iu luta deputetëve që kjo të reflektohet në seancën plenare nesër, pasi është mënyra demokratike e respektimit të shumicës. Ndërsa partia ime nuk më ka bërë presion”, tha Daci.
Pavarësisht paqartësive dhe pakënaqësive që solli mbledhja e kaluar e Kryesisë së Kuvendit, takimi i sotëm sipas Dacit dëshmoi një atmosferë të mirë të punës, prandaj sipas tij, edhe nesër pritet që seanca të kalojë sipas parashikimeve.
Kandidatura e Sejdiut, e shpallur zyrtarisht nga Lidhja Demokratike e Kosovës të martën më 7 shkurt, është mbështetur deri më tash nga partneri i LDK-së në koalicionin qeverisës, AAK-ja, pastaj nga Grupi 6 plus që përfaqëson komunitetet jo serbe, si dhe nga partia opozitare Ora. Bazuar në numrin e deputetëve që përbëjnë këto grupe parlamentare, zgjedhja e Fatmir Sejdiut në postin e presidentit, sipas pritjeve në qarqet e këtushme politike, nuk do të duhet të hasë në pengesa serioze. Gjatë seancës, sipas Kornizës Kushtetuese, edhe PDK-ja që ka më shumë se 25 deputet në Kuvend, ka të drejtën e vet të propozojë kundërkandidatin e saj për postin e presidentit. Sidoqoftë, kandidati për këtë post, gjatë votimit të fshehtë duhet të sigurojë minimumin prej 61 votave për t'u zgjedhur në postin e presidentit të Kosovës. Presidenti i ardhshëm i zgjedhur, do të zëvendësojë presidentin e parë, dhe tashmë të ndjerë të Kosovës Ibrahim Rugova, i cili ndërroi jetë më 21 janar pas një sëmundje të rëndë.