PRISHTINË

Grupi politik, që funksionon në kuadër të Ekipit Negociues të Kosovës për statusin, ka miratuar sot dokumentin me të gjitha përgjigjjet në pyetjet e parashtruara nga i dërguari i Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës, Marti Ahtisaari lidhur me pozitën e pakicave pas përcaktimit të statusit. Ky dokument pritet të miratohet nesër nga Ekipi Negociator dhe t’i dorëzohet të mërkurën Ahtisaarit.