BLACKBURN

Protestues me parulla kundër luftës, e kanë quajtur sekretaren amerikane të shtetit kriminele të luftës, ndërsa Condoleezza Rice e vizitoi Anglinë veriore.
Por Rice tha se ajo nuk është e befasuar, dhe protestat i quajti element thelbësor i demokracisë së shëndoshë.
Sekretarja e shtetit e vizitoi Blackburn-in bashkë me homologun britanik Jack Straw, i cili edhe vetë është nga ky qytet.