KAIRO

Njeriu i dytë i Al Kaidës Aiman Al Zauari përmes një video kasete i ka bërë sot thirrje afganëve për kryengritje kundër trupave të koalicionit të prira nga ushtria amerikane. Ai gjithashtu u ka bërë thirrje studentëve të Kabulit të mbrojnë siç ka thënë "religjionin, nderin, tokën dhe vendin e tyre". Disa orë pas publikimit të videokasetës, presidenti i Afganistanit Hamid Karzai e ka quajtur Al Zauirin armik të popullit afgan.