PRAGË

Kosova pa asnjë dyshim një ditë do të fitojë një formë të pavarësisë ka deklaruar ministri i Jashtëm çek, Ciril Svoboda. Ministri çek ka thënë se çështja e Kosovës mund të zgjidhet vetëm me kusht që paraprakisht dhe në tërësi të harmonizohen qëndrimet e gjithë bashkësisë ndërkombëtare. Ciril Svoboda ka vënë në pah se nuk duhet harruar as përmbushjen e standardeve, përkatësisht ndërtimin e një shteti të vërtetë juridik në territorin e Kosovës.