'Lufta me grafite' në Beograd mbi pushtimin e Ukrainës

Ky mural me presidentin rus, Vladimir Putin, u shfaq në një cep të rrugës së Beogradit në fillim të marsit. Më vonë portreti i tij u shfytyrua me ngjyrë të kuqe si vrragë gjaku dhe syze dielli. Vepra e artit politik është një nga shembujt e shumtë të grafiteve pro-ruse që shfaqen në Beograd, ndërsa më pas janë manipuluar, në mes të pushtimit rus që po ndodh në Ukrainë.

Në të majtë të muralit të Putinit, artisti fillimisht pikturoi fjalën "brat" (vëlla). Dikush më pas fshiu shkronjën e parë me ngjyrë të kaltër, duke lënë fjalën "rat" (luftë). Së fundmi, një mbështetës i Rusisë rivendosi shkronjën "B" dhe theksoi shkronjat e tjera me ngjyrë të zezë.

Pranë muralit të Putinit, disa simbole "Z" janë shkruar me ngjyrë në një gardh të përkohshëm. Simboli u bë një emblemë e pushtimit të Ukrainës kur trupat ruse u urdhëruan të shkruanin shkronjën "Z" në automjetet e tyre për t'u dalluar kolonat ruse nga forcat ukrainase.

Një "Z" e kryqëzuar në tokë para një statuje të Nikolait II, carit të fundit të Rusisë. Aktivistët pro-rusë kanë mbajtur disa mitingje këtë vit dhe para se të marshojnë nëpër qendër të Beogradit, ata mblidhen te kjo statujë.

Një grafit me parullën "Vdekje Amerikës", së bashku me një shkronjën "Z". Ndjenjat anti-amerikane në Serbi kanë qenë të përhapura që nga bombardimet e vitit 1999 të NATO-s në Jugosllavi, në të cilat u vranë të paktën 489 civilë.

Në shumë vende në qendër të Beogradit, shihen grafite me shkronjën "Z", simbol i luftës ruse në Ukrainë.

Grafit në një nënkalim në qendër të Beogradit me parullën "Vdekje imperializmit".

Një "Z" pro-ruse shihet e shkruar në qendër të Beogradit. Serbia po lëviz në mënyrë aktive drejt anëtarësimit në BE, por me shumë mosbesim ndaj Perëndimit pas bombardimeve të NATO-s dhe lidhjeve shekullore me Rusinë. Disa vendas thonë se shoqëria serbe po ndahet gjithnjë e më shumë.

Një shkronjë "Z" në një mural e shkruar krahas datës 9 Maj - dita kur Rusia feston fitoren sovjetike ndaj Gjermanisë naziste. Në të njëjtin mur është grafiti me portretin e shfytyruar të udhëheqësit ushtarak serb të Bosnjës dhe të dënuarin për krime lufte, Ratko Mlladiq.

Krahas grafiteve me shkronjën "Z", në disa vende në Beograd mund të shohësh në shitje edhe bluza me këtë simbol. I riu që punon në këtë dyqan në një nënkalim në qendër të qytetit, tha për Radion Evropa e Lirë se ai shet "pesë deri në shtatë" bluza çdo ditë. Bluzat kushtojnë 800 dinarë serb (rreth 7.50 dollarë).

 

Bluza të dizajnuara me motive ruse, si: shkronja "Z", parulla "Ushtria ruse", ose me protretin e Vladimir Putinit shihen në shitje edhe në një tezgë në Beograd, maj 2022.

Në një mur historik të një parku në qendër të Beogradit janë shkruar grafite me simbolin "Z" nga aktivistët pro-rusë.