Egjipti e ka futur në listën e terrorizmit, Kosova nuk e ka as në regjistrat e OJQ-ve

Your browser doesn’t support HTML5

Një fondacion që autoritetet egjiptiane dyshojnë se ka lidhje me Vëllazërinë Myslimane, nuk figuron në regjistrat e Kosovës. AKEA, me të cilën disa media kosovare e kanë identifikuar fondacionin, mohon çdo lidhje me të. Institucionet e sigurisë në Kosovë nuk kanë sqaruar nëse kanë nisur verifikimin e rastit, por ekspertët theksojnë se një proces i tillë është në interes jo vetëm të sigurisë publike, por edhe të vetë organizatës ndaj së cilës janë ngritur dyshime.