Një rus i dënuar me nëntë vjet burgim për krime kibernetike është ekstraduar në Rusi nga ana e Shteteve të Bashkuara. Agjencia ruse e lajmeve RIA ka cituar burime të Ministrisë së Brendshme të Rusisë të cilat e kanë konfirmuar ekstradimin.
Shtetasi rus, Aleksei Burkov, u dënua në qershor të vitit 2020 nga një gjykatë në Virxhinia të SHBA-së. Ai akuzohej se mbante dy faqe të internetit të cilat shisnin numra të kartelave bankare, kryesisht amerikane.
Përmes këtyre faqeve ai ndërmjetësonte shitjen e të dhënave të vjedhura dhe bënte rekrutime për vepra të paligjshme.
SHIKONI EDHE: Një haker ukrainas ekstradohet në SHBABurkov dyshohet se ka vjedhur më shumë se 20 milionë dollarë nga konsumatorët amerikanë përmes skemës së mashtrimit të kartava të kreditit.
Ai u arrestua në dhjetor të vitit 2015 derisa po largohej nga Izraeli, i cili e ekstradoi atë në Shtetet e Bashkuara.
Pas ekstradimit të Burkov, Ministria e Jashtme e Rusisë akuzoi Uashingtonin për "gjueti" të qytetarëve rusë në të gjithë botën.