Irani përballet me protesta masive
Your browser doesn’t support HTML5
Që nga 28 dhjetori, protestat në Iran nuk kanë të ndalur. Fillimisht, ato u nxitën nga gjendja e rëndë ekonomike, por tani shumë iranianë po i krahasojnë skenat nga këto demonstrata me ngjarjet që çuan në rrëzimin e shahut më 1979. Më 8 janar u shënuan protestat më të mëdha deri më tani. Organizatat joqeveritare kanë thënë se të paktën 45 persona janë vrarë, teksa Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar se do të reagojnë nëse protestuesit vriten.