Në Kosovë, deri më 9 maj, me dozat e vaksinës kompanive Pfizer dhe BioNTech janë vaksinuar 3,500 persona, ka bërë të ditur koordinatori për vaksinim në sallën "1 Tetori" në Prishtinë, Niman Bardhi.
Me dozat e vaksinës Pfizer/BioNTech, janë vaksinuar vetëm personeli shëndetësor në Kosovë.
“Deri më tani, nga sasia e dedikuar prej 4,680 dozave të vaksinave, kemi shpenzuar 3,500. Në dispozicion kemi edhe 1,180 vaksina, po flas për kontingjentin e parë”, tha Bardhi gjatë një konference për media.
Your browser doesn’t support HTML5
Rifillon vaksinimi i stafit shëndetësor
Ndërkohë, zyrtarë të Qeverisë së Kosovës kanë pohuar se javën e ardhshme pritet të arrijë kontingjenti tjetër i vaksinave, që përsëri do të jetë donacion.
Procesi i imunizimit me këtë lloj të vaksinave në Kosovë ka nisur më 5 maj, pas pranimit të 4,680 vaksinave të kompanisë Pfizer dhe BioNTech.
Kjo është pjesa e parë e 95,000 dozave që Bashkimi Evropian ka ndarë për Kosovën, në kuadër të mbështetjes së vaksinimit në vendet e Ballkanit Perëndimor.
SHIKONI EDHE: Hezitim i mjekëve për t’u vaksinuar dekurajoi qytetarëtEdhe në fund të muajit mars, në formë donacioni, Kosova kishte pranuar 24,000 doza të vaksinës AstraZeneca, si donacion përmes programit COVAX të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, i cili ka për qëllim shpërndarjen e vaksinave në vendet e varfra.
Këto doza u harxhuan në fund të muajit mars.