Kush flet për interesat e Kosovës në Amerikë?
Your browser doesn’t support HTML5
Kosova është e vogël, por humbjet e saj në Uashington mund të jenë të mëdha. Pa asnjë kontratë aktive lobimi për gati dy vjet, vendi rrezikon të bëhet i padukshëm për ata që vendosin në SHBA. Ndërsa institucionet shtetërore heshtin për këtë boshllëk, ekspertët paralajmërojnë se të tjerët mund ta formësojnë narrativin për Kosovën - një rrëfim që mund të mos i shkojë aspak për shtat.