Festa e sakrificës: Myslimanët përgatiten për Kurban Bajramin

Një burrë i moshuar duke hyrë në një xhami në Prishtinë. Anash është shenja që kërkon vendosjen e maskës.

Një burrë kosit barin në kopshtin e Xhamisë së Madhe në Prishtinë.

Një dyqan i ëmbëlsirave në Prishtinë.

Një burrë riparon hyrjen në oborrin e xhamisë në Bashçarshi, që është pazari i vjetër dhe qendra historike dhe kulturore e Sarajevës.

Një burrë pastron xhaminë në Bashçarshi.

Dyqan i ëmbëlsirave në Pazarin e Vjetër në Sarajevë, i cili daton nga shekulli i 15-të.

Kjo fotografi tregon pamje të Qabes, faltores së shenjtë të Islamit, në qendër të Xhamisë së Madhe në qytetin e shenjtë të Mekës, përpara Haxhit. Unazat janë vendosur përreth për t’i ndarë besimtarët, në mënyrë që të respektohen masat e distancimit fizik.

Një afgan përgatit ëmbëlsira speciale për Bajram, në një treg të hapur të Kabulit.

Një treg i hapur në Kabul me ëmbëlsira dhe fruta të thata.

Blerësit dhe shitësit bëjnë pazare për kafshët në Çaman-e-Hozori të Kabulit. Ky vend tradicionalisht është fushë sportive dhe shesh lojërash për fëmijë, porse shndërrohet në treg blegtoral para Bajramit.

Një pamje tjetër në Çaman-e-Hozori të Kabulit.

Një burrë mpreh thikat përpara therjes së kafshëve në Islamabad.

Dy burra shoqërojnë një lopë që pritet të theret për Bajram në Islamabad.

Shitësit e dyqaneve organizuan një protestë në një treg në Lahore të Pakistanit, më 28 korrik, duke kërkuar që qeveria t’i lejojë ata t’i rihapin bizneset e tyre, që janë mbyllur për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Pamje e një tregu të kafshëve në Karaçi të Pakistanit.