Fotografitë e javës

Një bari mbledh kopenë e tij pranë malit Erciyes në Turqi.

Migrantët e shpëtuar në Detin Mesdhe qëndrojnë në bordin e një anijeje përpara se të arrijnë në portin e Algciras në San Roque, Spanjë.

Ushtarët gjeorgjianë marrin pjesë në “Nobel Partner 2018”, një stërvitje e përbashkët ushtarake shumëkombëshe, jashtë kryeqytetit Tbilisi.

Një njeri ecën në një rrugë, teksa zjarri që ka kapluar Portugalinë, afrohet pranë Pedreira, që gjendet pranë qytetit Silves.

Një burrë shikon një tank të tipit T-72 BE të drejtuar nga një ekuipazh nga Rusia gjatë Lojërave Ndërkombëtare të Ushtrisë, që janë mbajtur në Alabino, në periferi të Moskës.

Dy fëmijë luajnë me një këlysh në shinat e trenit që kalojnë pranë një lagjeje të varfër të qytetit pakistanez, Karaçi.

Një djali i vogël jemenas qëndron pranë një kampi ku strehohen përkohësisht personat e zhvendosur në provincën lindore, Marib.

Dali Baramidze, 71-vjeçe qanë pranë varrit të djalit të saj Leri Lagurashvili, në përvjetorin e dhjetë të luftës në mes të Gjeorgjisë dhe Rusisë.

Një grua e moshuar kalon pranë një turme të pëllumbave në qendër të Moskës.

Në burrë afgan në karrocë merr pjesë në Ecjen e Paqes në Kabul, duke kaluar rreth 1800 kilometra për të arritur në Herat. Kjo ngjarje është zhvilluar për të bërë thirrje për dhënien fund të luftës disa dekadëshe.
 

Një burrë freskohet në Lumin Danub në Beograd të Serbisë.

Balonat me ajër në Kapadokia të Turqisë.

Një punëtor shëndetësor i jep vaksinën kundër polioz një fëmije në Lahore.

Njerëzit presin brenda gërmadhave të një kishe, ku është mbajtur një koncert në kuadër të festivalit Sprava, në fshatin e Bjellorusisë, Belaya Tserkov.

Aktivistët pro legalizimit të abortit në Argjentinë të veshur si karakteret e njërit nga librat e autores kanadeze, Margaret Atwood.

Një avion mundohet të shuajë zjarrin në Kaliforni.

Një shirit me ngjyra të ylberit është lidhur pranë një kryqi, gjatë një parade të komunitetit LGBT në Shën Petersburg.