Rimëkëmbja ekonomike pas përfundimit të pandemisë së shkaktuar nga koronavirusi, do të jetë sfidë për Kosovën, kur merren parasysh dëmet e paraqitura në nivel lokal dhe global, thonë ekspertë për çështje ekonomike.
Shumica e bizneseve në Kosovë, gati në të gjithë sektorët, kanë raportuar vlera të mëdha të humbjeve financiare dhe zvogëlim të kapaciteteve prodhuese, nga masat e marra nga qeveria më 13 mars për parandalimin e pandemisë.
SHIKONI EDHE: E nesërmja e panjohur për bizneset e voglaDeri më tani, nuk ka ndonjë shifër të saktë të humbjeve ekonomike, por sipas Ministrisë së Financave dhe Transfereve, vlerësohet se 6 milionë euro në ditë Kosova humb për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Berat Rukiqi, kryetar në Odën Ekonomike të Kosovës, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, thotë se rimëkëmbja ekonomike do të jetë e vështirë, por që nevojitet strategji adekuate nga autoritetet kompetente.
Rukiqi shprehet se ballafaqimi me pandeminë është një situatë e re për Kosovën, kështu që kërkohen veprime urgjente në mënyrë që të ndihmohen bizneset drejt rimëkëmbjes, rrjedhimisht zhvillimit të përgjithshëm ekonomik.
“Çdo sektorë është i prekur, ne kemi një varësi të madhe nga remitencat dhe remitencat do të ndikohen. Edhe eksporti do të ndikohet, aq pak sa kemi do të ndikohet. Dhe normalisht që kjo më vonë na sjell probleme të përgjithshme në bilancin e pagesave, me një mundësi që të thellohet deficit në bilancin e pagesave”, thotë Rukiqi.
Sipas tij, do ketë edhe rënie të fuqisë blerëse, pasi pritet të ketë humbje të vendeve të punës dhe rënie të vlerës se remitencave nga qytetarët e Kosovës që jetojnë në vende të ndryshme të botës.
SHIKONI EDHE: Bizneset joformale nuk do të ndihmohen nga shtetiNë vitin 2019, vlera e remitencave ishte mbi 800 milionë euro, mjete këto që kanë pasur rol të rëndësishëm në ekonominë e Kosovës.
Edhe ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve në Qeverinë e Kosovës, Besnik Bislimi, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, pranon se rimëkëmbja ekonomike do jetë e vështirë. Por, ai thotë sektorët që aktualisht janë më të dëmtuarit nga pandemia dhe llogariten se kanë numrin më të madh të të punësuarve, siç është turizmi dhe shërbimet, nuk kontribuojnë në masë të madhe në buxhetin e Kosovës.
“Këta sektorë nuk janë formalizuar në masën e mjaftueshme, rrjedhimisht edhe pse kanë 6 për qind të te punësuarve, ata kontribuojnë më vetëm 1,5 deri në 1,8 për qind në të ardhurat e përgjithshme të ekonomisë kombëtare. Kështu përmasat e dëmtimit në ekonominë e Kosovës janë dukshëm më të vogla se në vendet tjera, rrjedhimisht potenciali për t’u ripërtëri më shpejtë është më prezentë në Kosovë sesa në vendet e rajonit dhe të tjera”, është shprehur Bislimi.
Ndikimi i Pakos për Rimëkëmbjen Ekonomike në zhvillimin e bizneseve
Bislimi tregon se për të ndihmuar veprimtarinë e bizneseve, Qeveria në detyrë e Kosovës tashmë ka filluar të zbatojë Pakon Emergjente Fiskale, në bazë të cilës më nga 130 euro respektivisht 170 euro janë paguar punëtorët të cilët nuk kanë punuar nga muaji mars, kur edhe janë paraqitur rastet e para me koronavirus në Kosovë.
Gabim në server
Ka një problem në server. Ekipi ynë po merret me të. Ju kërkojmë ndjesë!
Ju lutemi përdoreni opsionin e kërkimit për të parë nëse gjendet diku tjetër në web
Kurse gjatë kësaj jave ka filluar hartimi Pakos për Rimëkëmbjen Ekonomike me një vlerë prej 1 miliard euro. Kjo pako thuhet se në shumicën e rasteve do ndihmojë bizneset përmes kredive me norma të ulëta të interesit.
Kjo pako, sipas Bislimit, do të ndikojë në përmirësimin financiar të bizneseve.
Rukiqi ndërkaq thotë se ndihma e bizneseve përmes kredive është kërkesa e komunitetit të biznesit.
“Kjo ka qenë kërkesë e komunitetit të biznesit që nga fillimi, që të mbahet likuiditeti në ekonomi, bizneset të kenë mjete në dispozicion, të ruhet kredidhënia dhe mënyra më e mirë është që të garantohen kreditë dhe greis periudha (një afat i caktuar për mospagimin e kredisë), në mënyrë që bizneset që kanë problem në funksionimin e tyre mos të kryejnë kreditë menjëherë, por të kenë një periudhë të caktuar e cila do garantohet nga ana e qeverisë”, tha Rukiqi
Parashikimet për rritje ekonomike
Ekonomia e Kosovës në vazhdimësi është përballur me nivel të ulët të zhvillimit.
Viti 2019 është përmbyllur me një rritje ekonomike prej 4,2 për qind, e cila vlerësohet se ka qenë e pamjaftueshme për të adresuar problemin e papunësisë, me të cilin përballen të rinjtë.
SHIKONI EDHE: I papunë në kohë pandemieParashikimet e mekanizmave financiarë ndërkombëtarë për efektet që do t’i ketë pandemia e koronavirusit në ekonomi janë më të zymtat që kanë qenë ndonjëherë.
Banka Botërore në raportin e saj të fundit të publikuar më 29 mars, parasheh një rënie ekonomike prej 4,5 për qind në Kosovë nëse masat kufizuese do të mund të hiqen deri në fund të qershorit.
Kurse Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka thënë se për shkak të pandemisë së koronavirusit, ekonomia e Kosovës do të “goditet rëndë” dhe pritet të tkurret për 5 për qind.