Kryetarët e veriut - shqiptarët i mirëpresin, serbët nuk i njohin

Your browser doesn’t support HTML5

Qytetarë shqiptarë e serbë të katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës, patën pritje krejt të ndryshme nga kryetarët e sapozgjedhur atje. Pas bojkotimit të zgjedhjeve nga serbët lokalë, liderë të komunave janë zgjedhur politikanë nga partitë shqiptare, të cilët nuk dihet se si do ta ushtrojnë detyrën.