Vjosa Osmani për REL: Do të angazhohem në politikë edhe nëse nuk rizgjidhem presidente

Your browser doesn’t support HTML5

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, se synon të kandidojë sërish për postin më të lartë në vend. Osmani theksoi se pret formimin e institucioneve të reja dhe paralajmëroi bisedime për mbështetje të kandidaturës së saj. Ajo tha se synon të vazhdojë angazhimin politik, edhe nëse nuk zgjidhet presidente. Osmani komentoi, gjithashtu, raportet me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, politikën e jashtme të Kosovës, marrëdhëniet me SHBA-në nën administratën Trump, dialogun Kosovë-Serbi dhe zbatimin e marrëveshjeve mes dy vendeve.