Pritje për koalicion qeverisës pas fitores së zbehur të LVV-së

Your browser doesn’t support HTML5

Lëvizja Vetëvendosje i fitoi zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit në Kosovë, por me rezultat më të dobët në krahasim me zgjedhjet paraprake të dhjetorit. Partia e Albin Kurtit mori rreth 43 për qind të votave, sipas rezultateve preliminare. E dyta doli Partia Demokratike e Kosovës me rreth 21 për qind, pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës me mbi 17 për qind dhe Aleanca me rreth 7 për qind të votave. Në zgjedhje dolën gati 37 për qind e qytetarëve me të drejtë vote, më pak se në votimet e dhjetorit.