Udhëheqësit e institucioneve të Kosovës, ka kohë që janë zotuar se Forca e Sigurisë së Kosovës do të shndërrohet në Forca të Armatosura, por diçka e tillë nuk ka ndodhur ende.
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka raportuar para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, lidhur me marrëveshjen e arritur në Bruksel, që ka të bëjë me sistemin e drejtësisë në veri të Kosovës.
Numri i emigrantëve të paligjshëm nga Kosova për në vendet e Bashkimit Evropian, ka rënë në dy ditët e fundit, njoftojnë autoritetet e rendit në Serbi dhe Hungari.
Interesimi i qytetarëve të Kosovës që të migrojnë në mënyrë të paligjshme në drejtim të vendeve të Bashkimit Evropian duket se ka nisur të shënojë rënie.
Grupi për Studime Juridike dhe Politike në Kosovë ka theksuar nevojën e shpejtë të përmbushjes së kritereve të kërkuara nga Bashkimi Evropian, për liberalizmin e vizave.
Kuvendi i Kosovës ka miratuar një rezolutë, duke i kërkuar qeverisë së Kosovës të parandalojë migrimin e paligjshëm. Autoritetet lokale në Hungari përmendin ngritjen e një rrethoje përgjatë kufirit.
Zyrtarë qeveritarë dhe analistë thonë se numri i madh i azilkërkuesve në vendet e Bashkimit Evropian do të vështirësojë edhe më shumë çështjen e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.
Një numër i qytetarëve të Kosovës të dielën në mbrëmje janë nisur me autobusë nga Stacioni i Autobusëve në Prishtinë, në drejtim të Serbisë, me shpresën për të depërtuar në disa vende të Bashkimit Evropian.
Autoritetet policore konfirmojnë për Radion Evropa e Lirë se janë arrestuar disa persona si të dyshuar për dhunën në protestën e 27 janarit, që eskaloi në përplasje të rrepta ndërmjet protestuesve dhe forcave të rendit.
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, vazhdon t'iu bëjë thirrje qytetarëve të Kosovës që të mos migrojnë ilegalisht. Sipas tij, institucionet e vendit janë të përkushtuara që të angazhohen për kushte më të mira.
Njohësit e zhvillimeve politike në Kosovë mendojnë se dialogu Kosovë - Serbi, i cili pritet të rifilojë në shkurt, fillimisht do të përqëndrohet më shumë në zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tash.
Përfaqësuesit e shoqërisë civile në Kosovë, thonë se zyrtarët e lartë apo bashkëpunëtorët e tyre vazhdojnë të jenë imunë ndaj hetimeve rreth pasurisë së tyre.
Në takimin e tetë të Këshillit Kombëtar për Integrim Evropian ambasadorët e vendeve të Bashkimit Evropian në Kosovë kanë përsëritur se asnjë nga vendet e tyre nuk japin azil për kosovarët.
Institucionet e Kosovës thonë se janë duke u koordinuar me Bashkimin Evropian, për të reaguar kundër ndërhyrjeve të Serbisë në emërimet e zyrtarëve komunal.
Disa nga marrëveshjet e arritura në mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, vazhdojnë të mos zbatohen. Përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës, thonë se nga rreth njëzet marrëveshjet e arritura, pesë nga to nuk zbatohen fare.
Numri i personave që kanë kërkuar azil në vendet e Bashkimit Evropian, gjatë viti të kaluar, sipas zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, është rreth 23 mijë.
Në intervistën për REL, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj tha se partia e tij nuk e mbështetë krijimin e Gjykatës Speciale, duke e quajtur atë të "padrejtë ndaj Kosovës".
Përfaqësues ndërkombëtarë në fillim të vitit 2014, u patën vënë në aktivitete për të bindur autoritetet e Kosovës që të miratojnë themelimin e një Gjykate Speciale.
Shfaq më shumë