Një nënë 21-vjeçare kirgize ka ndërtuar një kamp me kasolle në bazën e Majës së Leninit, që ka një lartësi prej 7.000 metrash, pranë kufirit mes Kirgizisë dhe Taxhikistanit, i cili ka fituar popullaritet në mesin e turistëve të huaj.
Një agjenci ruse po shtyn përpara rregulla të reja të sjelljes për migrantët e Azisë Qendrore. Rregullat kufizojnë ashpër përdorimin e gjuhës së tyre amtare dhe i paralajmërojnë ata kundër faljes në publik dhe sakrifikimit të kafshëve për qëllime fetare.
Për 40 vjet, Abdymalik Tolonbaev ka hequr borën e madhe dhe ortekët për ta mbajtur të hapur një rrugë të rrezikshme malore në distriktin Alaiku, në Kirgizi.
Taxhikistani së voni ka reduktuar numrin e punëve që ua ndalon grave t’i kryejnë. Lista e re ende përfshin 194 profesione dhe lloje punësh që gratë nuk mund t’i bëjnë, nga 334 sa ishin më herët.
Deri vonë, banorët në fshatin e izoluar Zardali, në Kirgizi, jetonin krejtësisht pa rrymë. Tani, energjia diellore po e ndryshon jetën e komunitetit lokal, i cili prej kohësh është i shkëputur mes malesh, në Luginën e Ferganës.
Rusia po përballet me mungesë vezësh që nga vjeshta e kaluar dhe e ka lutur Kazakistanin t’i rrisë eksportet. Por, edhe çmimi i vezëve është rritur në vendin e Azisë Qendrore.
Mavluda Shakirova, uzbeke nga Kirgizia, gjeti tri foshnje të porsalindura, të braktisura në një kontejner mbeturinash në rrugët e Moskës, më 2018. Njëra prej tyre vdiq më vonë, por 65-vjeçarja Shakirova zyrtarisht adoptoi dy fëmijët që mbijetuan.
"Sandali", një lloj tryeze për ngrohje, me histori të gjatë në Azinë Qendrore, po bëhet i popullarizuar në Uzbekistanin modern, mes krizës energjetike në vend.
Lufta ka shkaktuar zhvendosjen e tregut për nënat surrogate, nga Ukraina dhe Rusia – që dikur ishin qendra globale të praktikës – në Azinë Qendrore. Aktualisht, qindra gra nga Kazakistani, Kirgizia dhe Uzbekistani po udhëtojnë në Gjeorgji për t’iu nënshtruar shtatzënive surrogate.
Në një memoar të ri, ish-presidenti kazak, Nursultan Nazarbaev, ka pranuar se ka bërë dy djem me gruan e shpallur Miss Kazakistani 1999, jashtë martesës së tij zyrtare. Libri i ri, i titulluar “Jeta ime”, doli në shitje më 1 dhjetor, dhe është përballur me kritika publike në vendin e Azisë Qendrore.
Një martesë në një fshat të ndarë në kufirin ndërmjet Kirgizisë dhe Taxhikistanit ka vënë në pah sfidat e shkaktuara nga një mosmarrëveshje e vazhdueshme ndërmjet dy vendeve të Azisë Qendrore.