Gazetar i Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Në Kosovë është shënuar rënie e numrit të pacientëve të infektuar me virusin A/H1N1, të njohur si gripi i derrave. Por, zyrtarët e institucioneve thonë se pritet një valë jetër eventuale e këtij gripi, në muajt e ardhshëm.
Zhargitja e vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve lidhur me procesin e Gjilanit është e panevojshme. Kështu vlerësojnë përfaqësuesit e Partisë Demokratike të Kosovës dhe ata të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Deficiti tregtar i Kosovës është në nivel shumë të lartë dhe shkaqet e këtij deficiti janë politikat e disfavorshme ekonomike për krijimin e një industrie emergjente dhe krijimin e kushteve për një konkurueshmëri të mirëfilltë në treg. Kështu thonë ekspertët për çështje ekonomike, si dhe përfaqësuesit e bizneseve.
Ekspertët për çështje të ekonomisë dhe përfaqësuesit e bizneseve në Kosovë mbështesin synimin e Qeverisë së Kosovës, që ta ketë prioritet luftën kundër ekonomisë joformale që nga fillimi i vitit të ardhëm. Por, sipas tyre, plani i qeverisë nuk do të jetë i efektshëm pa mbështetjen e misionit të EULEX-it.
Deri më tash në Kosovë janë raportuar 810 raste të dyshuara me grip të derrave. Në OBSH thonë se rastet e raportuara nuk janë statistikë reale e numrit të mundshëm të të infektuarve me virusin A/H1N1 dhe se mund të ketë mijëra të infektuar.
Vlerësimet e ekspertëve të çështjeve politike në Kosovë, për pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhjet lokale të fundit në vend, nxjerrin në pah problemet eventuale në komunat e reja serbe, të zgjeruara në bazë të decentralizimit.
Në Novobërdë, gara për kryetar komune është zhvilluar mes një kandidati shqiptar dhe një serb. Qytetarët e të dyja komuniteteve thonë se vota e tyre është shpresë për një të ardhme më të mirë për Novobërdën.
Procesi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, lidhur me ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, është duke u përcjellë me vëmendje nga kosovarët. Qytetarët shqiptarë dhe serbë thonë se rrjedhat e deritashme të këtij procesi kanë vërtetuar pritjet e tyre.
Procesi i ligjshmërisë së shpalljes së pavarësisë në GJND, sipas diplomatëve dhe njohësve të së drejtës ndërkombëtare, nuk do të ketë ndikim negativ në statusin politik të Kosovës.
Ekspertët dhe analistët në Kosovë nuk presin që Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë të dalë me një opinion absolut në kuptimin e fjalorit juridik.
Liderët serbë të Kosovës qendrore thonë se politikat e Beogradit ndaj serbëve të Kosovës janë të padefinuara. Në paqartësinë e kësaj politike, sipas tyre, ka ndikuar shtrembërimi i porosive të Beogradit nga ana e disa përfaqësuesve të institucioneve të Serbisë në Kosovë.
Pjesëmarrja e serbëve në zgjedhje, edhe pse me përqindje jo të lartë, shënon ndërprerjen e traditës së bojkotimit të zgjedhjeve për pjesëmarrje në institucionet kosovare, thonë liderët serbë të Kosovës.
Përderisa në Kosovën qendrore është shënuar një përqindje më e madhe e daljes së votuesve serbë në zgjedhjet lokale, në veriun e Kosovës nuk ka pasur votues të këtij komuniteti.
Në Graçanicë, deri tash, kanë marrë pjesë në zgjedhje rreth 15 për qind e elektoratit. Përfaqësuesit e atjeshëm politikë thanë se dalja e deritashme e qytetarëve në votime është trimëruese.
Kosova do t’i parashtrojë FIFA-s argumentet juridike që i hapin rrugë përfshirjes së futbollit kosovar në garat ndërkombëtare. Takimi i radhës do të mbahet më 25 nëntor.
Përfaqësuesit e serbëve të Kosovës ndajnë mendime të ndryshme lidhur me thirrjen që u është bërë nga një grup intelektualësh serbë, për të marrë pjesë në zgjedhjet e nëntorit. Disa, madje, thonë se thirrjet mund të jenë kundërproduktive.
Sigurimi i mirëqenies për të gjithë banorët, pa dallim të përkatësisë etnike, si dhe zhvillimi i komunës, janë objektivi i kandidatëve, të cilët garojnë për kryetar të Komunës së Novobërdës. Kjo komunë përfshin 24 vendbanime me popullatë të përzier shqiptare dhe serbe, ndërkohë që për ta udhëhequr atë garojnë kandidatë nga të dyja komunitetet.
Federata e Futbollit të Kosovës është ftuar në takim zyrtar nga drejtuesit e Federatës Botërore të Futbollit (FIFA), për t’i shqyrtuar mundësitë e zhvillimit të futbollit kosovar. Në këtë takim janë ftuar edhe përfaqësuesit e Federatës së Futbollit të Serbisë.
Fushata parazgjedhore e subjekteve politike serbe, pjesëmarrëse në zgjedhjet lokale të Kosovës, po tensionohet. Ato akuzojnë njëra-tjetrën për, siç thuhet, korruptim të zgjedhësve dhe blerje të votave.
Shfaq më shumë