Gazetar i Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Kthimi i një numri të deputetëve të Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës, është në funksion të stabilizimit të institucioneve të vendit, por edhe në të mirë të vet komunitetit serb të cilin e përfaqësojnë këta deputetë, vlerësojnë zyrtarët e Qeverisë së Kosovës.
Kuvendi i Kosovës nuk ka gjasa që ta ratifikojë marrëveshjen për Demarkacion me Malin e Zi gjatë këtij viti, e as në fillim të vitit të ardhshëm, vlerësojnë përfaqësues të partive opozitare, por edhe njohësit e zhvillimeve politike në vend.
Një numër deputetësh të Listës Serbe i kanë dhënë fund bojkotit të legjislativit dhe ata kanë marrë pjesë në seancën e sotme, ku është diskutuar për buxhetin. Kthimi i deputetëve të Listës Serbe në Kuvend ka ngjallur reagimin dhe kundërshtimin e zëvendëskryeministrit të Kosovës, Branimir Stojanoviq, si dhe shefit të Zyrës për Kosovën i Qeverisë së Serbisë, Marko Gjuriq.
Autoritetet e Kosovës, të dikasterit të sigurisë, thonë se për festat e fundvitit, mekanizmat e sigurisë, përfshirë edhe policinë, bëjnë plane të veçanta operative për të menaxhuar situatat.
Përkeqësimi i nivelit të cilësisë së ajrit në Prishtinë, ka vënë në alarm Ministrinë e Mjedisit të Planifikimit Hapësinor të Qeverisë së Kosovës, por edhe dikasteret tjera, konfirmojnë zyrtarët të kësaj ministrie.
Bazuar në të dhënat preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ramiz Lladrovci, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës, i ka fituar zgjedhjet për kryetar të ri të komunës së Drenasit, ndaj kundër-kandidatit nga Nisma për Kosovën, Isa Xhemajlaj.
Ndërtimi i një muri nga autoritetet lokale të Mitrovicës së veriut, në anën veriore, përtej urës kryesore mbi lumin Ibër është rezultat i mundësisë për dykuptimësi të marrëveshjes për lëvizje të lirë të arritur në dialogun e Brukselit, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike në Kosovë, shqiptarë dhe serbë.
Partnerët e koalicionit qeverisës në Kosovë, PDK dhe LDK, nuk kanë dërguar sinjale të qarta se mund të shkohet eventualisht në zgjedhje parlamentare të parakohshme, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike në Kosovë. Kjo për faktin, sipas tyre, se dominon frika nga rezultati i zgjedhjeve të tilla.
Cilësia e studimeve në Universitetin e Prishtinës, vlerësohet në mënyra të ndryshme nga studentët e këtyre universiteteve. Në rubrikën e përjavshme “VOX” të Radios Evropa e Lirë, disa prej studentëve shprehin pakënaqësitë lidhur me metodat që zbatohen gjatë studimeve.
Ende nuk janë pjekur kushtet që deputetët e Listës Serbe të kthehen në Kuvendin e Kosovës që ta kryejnë punën e tyre normalisht, vlerësojnë zyrtarët e këtij subjekti politik parlamentar, i cili përfaqëson komunitetin serb në institucionet e Kosovës.
Zyrtarët e Qeverisë së Kosovës thonë se mekanizmat e shtetit duhet t’i qasen vlerësimit se a ka dhe në çfarë mase mund të ketë në tregun e vendit libra me përmbajtje anti-semite, ose me përmbajtje që nxitë urrejtje. Sipas tyre, në tekstet shkollore, përmbajtje të tilla nuk ka.
Numri i shtetasve të parandaluar që të shkojnë në zonat e konfliktit në Lindjen e Mesme ka shënuar rënie gjatë këtij viti, në krahasim me vitet paraprake, vlerësojnë autoritetet e rendit në Kosovë.
Propozimi i kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, për themelimin e një Komisioni për matjen e saktë të territorit të Kosovës, duhet kuptuar si përpjekje për tejkalimin e kundërshtimeve dhe përplasjeve ndërmjet pushtetit dhe partive opozitare lidhur me çështjen e shënimit të vijës kufitare me Malin e Zi, vlerësojnë zyrtarët e Qeverisë së Kosovës.
Bisedimet në Bruksel ndërmjet delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë, për çështjet e drejtësisë, kanë qenë të frytshme dhe ato do të vazhdojnë edhe më tej gjatë ditës së mërkurë, kanë deklaruar zyrtarët e Qeverisë së Kosovës, përgjegjës për dialogun.
Kosova ka forcuar mekanizmat e sigurisë dhe luftën e saj kundër radikalizmit fetar dhe ekstremizmit të dhunshëm që çon në terrorizëm, thonë zyrtarët e Qeverisë së Kosovës. Në këtë fushë, sipas zëvendësministrit të Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha, Kosova po e konsolidon edhe bashkëpunimin ndërkombëtar, me vendet partnere.
Flamuri kombëtar shqiptar, po mbizotëron edhe sot sheshet dhe rrugët kryesore të qyteteve në Kosovë, kur po shënohet 28 nëntori, Dita e Flamurit kombëtar.
"Forca e Sigurisë së Kosovës është gati të shndërrohet në Forcat e Armatosura të Kosovës", ka thënë të premten, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, me rastin e shënimit të Ditës së Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Gjykata Penale e Brukselit, më 23 nëntor ka dënuar në mungesë tre shtetas të Serbisë, për vrasjen e Enver Hadrit, veprimtar për të drejtat e njeriut dhe të drejtat politike të shqiptarëve të Kosovës.
Përkundër nevojës për një Ligj për lustrim, në Kosovë ende nuk ekziston një klimë e favorshme politike për miratimin e tij.
Asnjë deklaratë e autoriteteve të Serbisë nuk mund ta ndalojë Kosovën të anëtarësohet në Agjencinë për Kulturë, Shkencë dhe Arsim të Kombeve të Bashkuara (UNESCO) dhe institucionet e Kosovës janë duke punuar për një anëtarësim të tillë, kanë bërë të ditur zyrtarët e Qeverisë së Kosovës.
Shfaq më shumë