Gazetar i Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Njohësit e zhvillimeve në Kosovë, vlerësojnë se debati mbi Demarkacionin me Malin e Zi, i cili organizohet nga Kuvendi i Kosovës, do të zhvillohet mbi bazën e argumenteve profesionale.
Serbia po investon fonde të rëndësishme në veri të Kosovës, thonë drejtuesit e të ashtuquajturave “organe të përkohshme” të Mitrovicës së veriut. Sipas tyre, për zbatimin e projekteve, për të cilat investon Serbia, nuk i kanë lejet nga autoritetet e Kosovës, sepse siç thonë ata, lejet e tilla nuk u nevojiten.
Në rast se Ligji për Demarkacionin me Malin e Zi, procedohet në Kuvendin e Kosovës për ratifikim, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të kthehet në Kuvend, për ta kundërshtuar një gjë të tillë, ka thënë për Radion Evropa e Lirë lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj
Zyrtarët e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në Qeverinë e Kosovës, thonë se i ashtuquajturi “Universitet i Prishtinës me seli të përkohshme në Mitrovicë të veriut”, pritet të integrohet në arsimin e Kosovës brenda një viti.
Në kuadër të një vizite zyrtare në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ndihmëssekretarja amerikane e Shtetit, Victoria Nuland, ka qëndruar të dielën në Prishtinë, ku është takuar, veç e veç, me drejtuesit e institucioneve më të larta të shtetit të Kosovës.
Haliti: “Ta përballim të vërtetën e kundërshtarëve dhe atë të qeverisë, në një debat në parlament dhe të vendosim”. Haradinaj: “Jam i bindur se AAK, unë personalisht dhe krejt njerëzit e Kosovës kanë për ta kundërshtuar. Kosova nuk ka çka të humbë më shumë”
Shënimi i kufirit administrativ ndërmjet dy komunave të Mitrovicës, jugut dhe veriut, po e mban peng zbatimin e marrëveshjes për riparimin e urës kryesore mbi lumin Ibër, si dhe heqjen e barrikadës së ashtuquajtur “parku i paqes”.
Dashamirët e futbollit nga fusha e medieve në Kosovë, vlerësojnë se deri më tash, kampionati evropian i futbollit, EURO 2016 që aktualisht po mbahet në Francë, ka treguar diferencat e vogla në cilësi ndërmjet pjesëmarrëseve në kampionat, por edhe, siç i quajnë ata, ekipet me fat.
Përdorimi i miteve dhe ikonografisë folklorike, për të ushqyer nacionalizmin, është i dëmshëm për secilën shoqëri, vlerësojnë zyrtarë të Qeverisë së Kosovës dhe njohës të zhvillimeve politike në vend, duke iu referuar zhvillimeve të 28 qershorit, kur nga serbët është shënuar Dita e Shën Vidit. Sipas tyre, ushqimi i nacionalizmit, rreth dy dekada e gjysmë më parë, ka çuar në luftë dhe ngjarjet tragjike në Ballkan.
Serbët kanë shënuar të martën në Kosovë Ditën e Shën Vidit. Në numër jo të madh, në krahasim me vitet e kaluara, ata janë tubuar në Gazimestan, pranë monumentit që përkujton Betejën e Kosovës, të zhvilluar 627 vjet më parë.
Një hulumtim i opinionit publik, të cilin e ka bërë Instituti Kosovar për Zhvillim të Politikave (KIPRED), me qëllim të analizimit të ndikimit të islamit dhe krishterimit në identitetin etnik të shqiptarëve të Kosovës, si dhe ndërrimet e identitetit që janë shfaqur gjatë periudhës së shtet ndërtimit, ka nxjerrë si rezultat rritjen e identifikimit me identitetin fetar në raport me identitetin kombëtar.
Në rubrikën e përjavshme për të rinj “VOX”, të Radios Evropa e Lirë, të rinjtë në Kosovë thonë se pas eliminimit të përfaqësueses së Shqipërisë, kampionati përcillet, por jo me emocionet që ishin në fillim.
Ballkani perëndimor, përfshirë edhe Kosovën, do ta kenë një zë më pak në favor të zgjerimit të Bashkimit Evropian. Kështu e komentojnë njohësit e integrimeve evropiane largimin e Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Evropian.
“Turqia është mike e rrejshme e Kosovës”, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, David Phillips, drejtor i Programit për ndërtimin e paqes në Institutin për studimin e të drejtave të njeriut, në Universitetin e Kolumbisë në New Jork.
Qasja ndaj dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel do të ndryshojë dhe sinjale për një gjë të tillë ka dërguar edhe Bashkimi Evropian, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike në Kosovë.
Ura kryesore mbi lumin Ibër është dashur të lëshohet në qarkullim në qershor të këtij viti, sipas marrëveshjes së Brukselit. Por, Agim Bahtiri, kryetar i komunës së Mitrovicës së jugut, thotë se autoritetet lokale të Mitrovicës së veriut, të mbështetura nga autoritetet e Serbisë, po e mbajnë peng zbatimin e kësaj marrëveshje.
Praktikat e deritashme në botë kanë treguar se personat e dënuar për vepra penale të terrorizmit, ekstremizmit dhe radikalizmit fetar, kanë rritur rrezikun e përhapjes së ideologjive ekstremiste edhe te personat tjerë në institucionet korrektuese apo burgje.
Neglizhimi i të rinjve në mjediset rurale nga institucionet e shtetit, ia ka bërë të rinjtë që tu besojnë më shumë institucioneve fetare dhe prijësve fetarë, thonë hulumtimet e fundit në Kosovë.
Çështja e mungesës së sigurisë në veri të Kosovës është aktualizuar sërish në fundjavën e kaluar, pas plagosjes së dy të rinjve me armë zjarri në një lokal në Zveçan dhe më pas, në një incident tjetër, është plagosur lehtë një polic nga një sulm me bombë, e cila është hedhur mbi një patrullë të Policisë së Kosovës në Mitrovicë të veriut.
Qytetarët e Kosovës më shumë u besojnë institucioneve fetare se atyre të shtetit. Ky është rezultati që del nga Barometri i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë. Përfaqësuesit e kësaj qendre, kanë theksuar se qytetarët nga zonat rurale janë neglizhuar nga institucionet shtetërore, ndërsa qëndrimet e tyre i kanë më shumë të përafërta me prijësit e tyre fetar.
Shfaq më shumë