Gazetar i Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Samuel Zhbogar, përfaqësues special i Bashkimit Evropian në Kosovë, në një tryezë diskutimi në Prishtinë, i ka bërë thirrje gjithë spektrit politik për bashkëpunim në procesin e integrimit evropian të Kosovës.
Drejtori i Zyrës për Kosovën i Qeverisë së Serbisë, Marko Gjuriq, ka deklaruar për mediet serbe se pas 18 orë bisedimesh, Beogradi dhe Prishtina kanë arritur marrëveshje për letërnjoftimet, për kalimin e kamionëve, vizitat e autoriteteve të Serbisë, si dhe për zgjedhjet.
Hulumtuesit e opinionit në Serbi, vlerësojnë që situata është mëse e qartë dhe se nuk do të ketë shumë ndryshime në skenën politike, por në anën tjetër, ka edhe porosi të ndryshme që zgjedhjet në Serbi mund të sjellin befasi të mëdha.
Banorët e veriut të Kosovës, të hënën në mëngjes, kanë bllokuar me automjetet e tyre vendkalimin kufitar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Jarinë, për shkak të vendimit për ndalimin e kalimit të kufirit për personat me "dokumente ilegale nga strukturat paralele".
Në maj të këtij viti, nis procesi për pranimin e diplomave që janë marrë në të ashtuquajturin “Universiteti i Prishtinës me seli të përkohshme në Mitrovicën e veriut”. Përfaqësuesit e OSBE-së , vlerësojnë se pranimi i këtyre diplomave ka gjasë të rrisë numrin e avokatëve të licencuar në veri të Kosovës.
Zyrtarët e Qeverisë së Kosovës, përgjegjës për integrimet evropiane, kanë deklaruar se qëndrojnë të sigurt pas deklaratave se qytetarët e këtij vendi gjatë vitit 2016 do të qarkullojnë lirshëm dhe pa viza në vendet e Schengenit.
Vendimi gjyqësor i shkallës së parë i Tribunalit të Hagës për liderin e radikalëve serbë, Vojislav Sheshel, manipulon në tërësi me të kaluarën, i zhvlerëson faktet dhe ngjarjet e vërtetuara në ish Jugosllavi, thotë në një intervistë për shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë, Florence Hartmann, ish zëdhënëse e Tribunalit të Hagës.
Lideri radikal serb, Vojislav Sheshel, ka hequr dorë nga vizita e paralajmëruar në Mitrovicën e veriut. Autoritetet e Kosovës e kanë shpallur person të padëshiruar, ndërkohë që autoritetet e rendit kanë qenë të gatshme që ta ndalojnë hyrjen e tij në Kosovë.
Çështja e pranimit të Kosovës në mekanizmat më të lartë ndërkombëtarë të futbollit do të vendoset në konferencën e UEFA-s me 3 maj, dhe konferencën e FIFA-s, me 13 maj, të këtij viti, thotë Fadil Vokrri, kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës.
Njohësit e zhvillimeve politike thonë se pjesëmarrja në fushatën zgjedhore të Serbisë e zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës, nga radhët e komunitetit serb, edhe një herë shpërfaq faktin se ata më shumë i janë besnik shtetit serb sesa shtetit të Kosovës, pjesë e ekzekutivit të të cilit janë.
Kushtetuta e Kosovës, e cila më 9 prill shënon 8-vjetorin e miratimit të saj, ka pasur dha vazhdon të ketë mjaft sfida, vlerësojnë përfaqësues të institucioneve të Kosovës.
Në inaugurimin e presidentit të ri të Kosovës, i cili do të mbahet më 8 prill në sheshin "Skënderbeu", janë ftuar rreth njëmijë mysafirë, përfshirë edhe opozitën. Opozita refuzon pjesëmarrjen në këtë ceremoni.
Deklaratat e kryeministrit serbë Aleksandar Vuçiq, se bashkë me udhëheqësit serb të reparteve të kombinatit "Trepça", “do ta ruajnë Trepçën”, janë deklarata elektorale dhe joserioze, thonë zyrtarët e Qeverisë së Kosovës.
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian është e gatshme të ndihmojë çfarëdo marrëveshje lidhur me mundësinë e mbledhjes së votave të votuesve serbë të Kosovës, për zgjedhjet parlamentare të Serbisë, më 24 prill. Këtë e ka konfirmuar Senad Subotiq, zëdhënës i OSBE-së.
Ekipi ndërkombëtar ad hoc, i cili ishte ftuar nga presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka vlerësuar vetëm aspektin për të cilin janë ftuar, thonë ekspertët e Kosovës, të fushave që merren me demarkacionin e kufijve.
Serbia ka nevojë të bëjë ndryshime kushtetuese, për tu përafruar në integrimet evropiane, por do të jetë mjaft problematike në rast se këto ndryshime nënkuptojnë heqjen e Kosovës nga kjo kushtetutë, vlerësojnë zyrtarë serbë dhe njohës të zhvillimeve politike në Serbi.
Demarkacioni me Malin e Zi dhe drejtësia apo lufta kundër korrupsionit, janë dy çështje, mbi të cilat misioni vlerësues i Komisionit Evropian, ka vënë theksin, thotë Ramadan Ilazi, zëvendësministër i Integrimit Evropian në Qeverinë e Kosovës.
Masa e reciprocitetit ndaj Serbisë, sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës, me të cilin nuk njihen më certifikatat e ADR-së për automjetet dhe për shoferët, të lëshuara nga autoritetet serbe për transportuesit e lëndëve të rrezikshme, do të vazhdojë deri në një vendim të ardhshëm, thonë zyrtarët e Doganave të Kosovës.
Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë po përfliten gjithnjë e më shumë si opsion për dalje nga kriza politike. Por, analistët tërheqin vërejtjen se ka shumë mosbesim ndërmjet partive politike dhe një fushatë eventuale zgjedhore sivjet do t’i rriste edhe më shumë tensionet.
Njohësit e zhvillimeve politike në vend vlerësojnë se plasaritjet e shpërfaqura të premten në opozitë, shënojnë fundin e bashkimit të saj. Ditën e premte, kryetari të partisë opozitare AAK, Ramush Haradinaj, kishte theksuar se nuk është i gatshëm t’i ndjekë metodat e të protestuarit të Lëvizjes Vetëvendosje.
Shfaq më shumë