Fushat me minat e vëna nga forcat okupatore ruse, përbëjnë problem të madh për ushtrinë ukrainase, afër vijave të frontit. Ndonëse qindra mijëra mina rrezikojnë trupat dhe civilët ukrainas, mjetet shpërthyese po përdoren, po ashtu, edhe kundër armikut.
Ushtari ukrainas, Kostyantyn, është kuzhinier i njohur, i cili ka gatuar në restorante me yje Michelin, në Evropë, për shumë vite. Tani, ai po udhëheq një kuzhinë fushore ushtarake në rajonin e Donjeckut, duke i ushqyer trupat ukrainase që po luftojnë kundër pushtimit rus.
Njësitet ukrainase të tankeve po hyjnë në betejë me versionin suedez të tankut gjerman, Leopard 2. Ekuipazhet i janë nënshtruar trajnimit të përshpejtuar në Suedi, për t’ia marrë dorën armës së avancuar moderne.
Përderisa Rusia dhe Ukraina po zhvillojnë një luftë brutale, shtetas të të dyja vendeve po shërbejnë në të njëjtën anë në konfliktin ndërmjet Izraelit dhe grupit militant palestinez, Hamas.
Një emigrante e lindur në Rusi ka treguar se si familja e saj është fshehur në një dhomë sigurie, teksa militantët e grupit palestinez, Hamas, hynë në shtëpinë e saj në Izrael. Maria Ballach ishte zhvendosur në Izrael 20 vjet më parë, dhe është banore e fshatit Nahal Oz, afër kufirit me Gazën.
Organizatat monitoruese ndërkombëtare llogarisin se mijëra ukrainas janë burgosur ilegalisht dhe janë dëbuar nga forcat ruse, që nga fillimi i sulmit të plotë ndaj Ukrainës në shkurtin e vitit 2022.
Ushtari ukrainas, Artem Kholodkevych, i cili humbi këmbën nga një minë ruse, nuk deshi të pranonte një punë të sigurt në zyrë, larg vijave të frontit. Edhe pse kaloi vetëm pesë muaj duke u mësuar me gjymtyrën e tij protetike, ai tani ecën nëpër llogoret mbrojtëse me bashkëluftëtarët e tij.
Nën rrezikun e sulmeve të vazhdueshme ruse, disa nxënës në qytetin lindor ukrainas të Harkivit kanë nisur vitin akademik duke mbajtur orë mësimi në stacione metroje. Pas pushtimit të plotë nga Rusia, shumë shkolla ukrainase kanë kaluar në mësim online.
Deputetët e Parlamentit të Ukrainës janë duke propozuar një legjislacion të ri që do ta shfuqizonte ligjin e vitit 2001 kundër pornografisë. Sipas tyre, ligji aktual i ndëshkon njerëzit dhe mundëson korrupsion në polici.
Shumë migrantë nga Azia Qendrore janë në mesin e 50.000 të burgosurve që janë dërguar nëpër burgjet ruse nga grupi mercenar rus Wagner për të luftuar në Ukrainë. Ndonëse disa janë nisur si vullnetarë, për shkak të premtimeve për lirim të parakohshëm, ka deklarata se disa janë detyruar të nisen.
Vitaliy Shumey, ushtar ukrainas, është duke u trajtuar në një qendër rehabilituese në Spanjë, pasi e ka humbur gjysmën e kafkës si pasojë e një sulmi rus.
Me veshje rozë, rusë të rinj po mbushin kinematë në vendin e tyre, për të parë versione ilegale të filmit “Barbie”. Pas pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia, studiot e Hollivudit kanë ndërprerë publikimet në kinematë ruse.
Yelena Kostyuchenko beson se vitin e kaluar u helmua Gjermani, ku ishte arratisur pas raportimit të saj kritik mbi pushtimin e Ukrainës nga Rusia. Kostyuchenko tha për Current Time, projekt i Radios Evropa e Lirë, se ajo përjetoi çorientim, dhimbje stomaku, ënjtje dhe simptoma të tjera.
Një firmë ukrainase ka krijuar çizme të lira, të cilat mund të ndihmojnë në mbrojtjen e ekipeve minapastruese nga lëndimet.
Një gazetare e Radios Evropa e Lirë ka kontaktuar me një luftëtar të grupit mercenar rus, Wagner, nëpërmjet një aplikacioni njohjesh.
Në Kiev të Ukrainës, përfundoi çmontimi i stemës sovjetike nga monumenti "Mëmëdheu", i cili filloi më 30 korrik. Është planifikuar që deri në Ditën e Pavarësisë së Ukrainës, në vend të stemës së Bashkimit Sovjetik, të vendoset emblema ukrainase.
Ushtarët ukrainas kurrë nuk ndalen së vështruari qiellin, në betejën për rimarrjen e territoreve të zaptuara nga forcat ruse. Raketat kundërajrore ukrainase mund t’i ndalin dronët kamikazë në ardhje, por ato shpesh i rrezikojnë ushtarët mbrojtës.
Kur trupat ukrainase çliruan fshatin Neskuçne, në rajonin e Donjeckut, ato e gjetën zonën të mbushur me mina tokësore, të vëna nga forcat e zmbrapsura ruse. Pozicionet e shtrënguara të armikut po e ngadalësojnë kundërofensivën e Ukrainës, e cila po vazhdon.
Shfaq më shumë