Qytetarët e Prizrenit dhe të Lipjanit duhet t’u drejtohen sërish kutive të votimit për të zgjedhur udhëheqësin e komunës së tyre. Kështu mori vendim KQZ-ja, pas udhëzimit të KZAP-it për të urdhëruar rivotim në këto komuna dhe në Gjilan. Por, vendimi për rivotim eventual në Gjilan, do të merret pas procedurave shtesë të kërkuara nga KQZ-ja.
Partia Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur se njeh vendimin e Komisionit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për shpalljen e rivotimeve në Prizren, Gjilan dhe Lipjan. Njëherësh, PDK-ja ka ftuar vëzhguesit vendorë dhe ata ndërkombëtarë që t’i monitorojnë zgjedhjet nga afër.
Qendra e Numërimit dhe e Rezultateve, deri të shtunën, do t’i ketë numëruar votat me kusht për 17 komuna, ndërsa është në pritje të vendimit të KQZ-së për nisjen e numërimit të votave me kusht edhe për Prizrenin, Gjilanin, Lipjanin dhe Rahovecin. Autoritetet vendore dhe ndërkombëtare kanë bërë thirrje për depolitizimin e procesit përmbyllës të zgjedhjeve lokale në Kosovë.
Pas paqartësive lidhur me numërimin e votave me kusht të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë, analistët shprehin drojën se autoritetet përgjegjëse për administrimin e procesit zgjedhor dhe qëndrimet e partive politike mund t’i thellojnë tensionet në komunat gjegjëse.
Procesi i numërimit të votave me kusht, sipas informatave të KQZ-së, nuk do të mund të nisë as ditën e enjte. Zyrtarë të QNR-së dhe ata të KZAP-it, ndërkaq, kanë dhënë deklarata kontradiktore në lidhje me ecurinë e verifikimit dhe numërimit të votave me kusht.
Autoritetet përgjegjëse për administrimin e procesit zgjedhor në Kosovë bëjnë të ditur se ka filluar procesi i verifikimit të votave me kusht për komunën e Prizrenit, proces ky që pritet ta përcaktojë fituesin për këtë komunë.
ENEMO ka publikuar raportin preliminar për ecurinë e raundit të dytë të zgjedhjeve lokale në vend. Sipas raportit, njoftohet për një varg sfidash, me të cilat janë ballafaquar autoritetet përgjegjëse për organizimin e zgjedhjeve të sivjetme lokale në Kosovë dhe vihen në pah sjelljet e partive politike, të mediave, të shoqërisë civile dhe të komuniteteve të ndryshme që jetojnë në Kosovë.
Partitë politike në Kosovë, që garuan për balotazh në 21 komuna, dhanë vlerësime përgjithësisht pozitive për ecurinë e zgjedhjeve në raundin e dytë. Por, megjithatë, ato tërhoqën vërejtjen për disa parregullsi.
“Pyetja drejtuar Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë është një pyetje së cilës Gjykata nuk mund t’i përgjigjet”, thotë drejtori i Grupit Ndërkombëtar të Krizave për Ballkanin, Marko Prelec.
Përfaqësues të Qeverisë së Kosovës nuk përjashtojnë mundësinë që për tri komunat në veri të Kosovës, në të cilat u bojkotuan zgjedhjet lokale të 15 nëntorit nga banorët serbë, të merret vendimi për emërimin e kryetarëve të komunave nga ekzekutivi kosovar. Mirëpo, serbët e veriut të vendit e kundërshtojnë këtë opsion dhe thonë se nuk do të pranojnë asnjë zgjidhje që vjen nga institucionet e shtetit të Kosovës.
Autoritete vendore dhe ndërkombëtare në Kosovë shprehën bindjen se raundi i dytë i zgjedhjeve lokale, i cili më 13 dhjetor do të zhvillohet në 21 komuna në vend, do të jetë i suksesshëm. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i cili u zotua t’i ketë bërë përgatitjet e nevojshme për këtë të diel, tha se qysh më 15 nëntor ka dëshmuar se është në gjendje të organizojë zgjedhje, siç shprehet, në përputhje me standardet ndërkombëtare.
Suksesi i përgjithshëm në krijimin e komunave të reja me shumicë serbe, në delegimin dhe zgjerimin e kompetencave në to, sipas zyrtarëve qeveritarë, do të ndodhë kur edhe veriu i Kosovës të përfshihet në procesin e decentralizimit.
Përfaqësues të EULEX-it dhe ata të strukturave të avokatëve të vendit nuk deshën të komentojnë se kush do të jetë përgjegjës për caktimin e avokatit mbrojtës të Nazim Bllacës. Bllaca paralajmëroi mundësinë e angazhimit të një avokati ndërkombëtar.
Infektologët e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës zhvilluan një video-konferencë me ekspertët për sëmundje infektive nga Britania e Madhe, Irlanda dhe Italia, në lidhje me trajtimin klinik të rasteve të virusit A-H1N1.
Pjesëmarrja dhe vendimmarrja e komuniteteve joshumicë në nivelin lokal në Kosovë, ndonëse mundësohen nga korniza ligjore e vendit, nuk janë duke u realizuar në praktikë. Ky vlerësim jepet, ndër të tjera, në raportin e misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian në Kosovë.
Konsultimet mes EULEX-it, Prishtinës dhe Beogradit zyrtar, ende nuk kanë sjellë ndonjë rezultat në lidhje me rikthimin e gjykatësve vendorë në gjykatat në veri të Kosovës. Sidoqoftë, përfaqësues të këtyre gjykatave dhe ata të EULEX-it, theksojnë se po bëhen përgatitjet teknike për t’i rifunksionalizuar tërësisht këto institucione.
Numri i personave që kanë vdekur si pasojë e infektimit me virusin A-H1N1 në Kosovë mund të shkojë në 9, thonë zyrtarë shëndetësorë. Shtatë viktima janë të konfirmuara.
Miratimi i Marrëveshjes së Lisbonës është cilësuar si hap ndihmues për zgjerimin e Bashkimit Evropian pas një kohe të caktuar. Në një debat në Prishtinë, gjatë të cilit u diskutua kjo çështje, u konkludua po ashtu se Kosova, si shtet që synon integrimin në BE, duhet të jetë proaktive në përmbushjen e kritereve të vëna nga BE-ja dhe të mos presë iniciativat nga Brukseli apo vendet tjera.
Shfaq më shumë