Deri vonë pothuajse të pamposhtur në pushtet, sot të mundur politikisht, Aleksandar Vuçiq dhe Viktor Orban u shfaqën së bashku në rrjetet sociale me një mesazh: “Do të rikthehemi”.
Bashkimi Evropian thotë se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve të zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, se integrimi evropian nënkupton edhe pranimin e politikës së Brukselit ndaj Rusisë.
Tetëmbëdhjetë lista, 2.418 kandidatë. Vetëm 250 prej tyre do të bëhen pjesë e përbërjes së re të Kuvendit të Serbisë dhe do të kenë mundësinë ta formojnë pushtetin.
Në Serbi, pak para shpalljes së zgjedhjeve, u regjistrua një parti e re e pakicës ruse: Partia e Unitetit Ruso-Serb. Bashkëbiseduesit e Radios Evropa e Lirë shprehin dyshime se partia e re ka lidhje me komunitetin rus në Serbi.
Serbia planifikon që deri në fund të vitit 2027 të jetë “e gatshme për t’iu bashkuar zonës Schengen”, por “nuk është duke shqyrtuar” vendosjen e vizave për shtetasit rusë.
Paralajmërimi i Bashkimit Evropian, reagimet e ashpra në Kosovë dhe përplasja mes zyrtarëve në Tiranë e Beograd pasuan deklaratën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së lumit Ibër.
Me këto fjalë, ukrainasja Svetlana, e cila prej katër vjetësh jeton në Beograd, e komentoi për Radion Evropa e Lirë (REL) vizitën e parë të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Serbi.
Shtetasi rus, Samvel Mnacakanjan, u zhvendos në Mal të Zi menjëherë pas fillimit të pushtimit të Ukrainës, pasi kundërshtonte luftën.
Tërheqje politike apo taktikë për të qëndruar në pushtet? Kjo është pyetja që pason deklaratën e Aleksandar Vuçiqit, presidentit të Serbisë, para mijëra mbështetësve të tij të mbledhur të shtunën në një tubim në qendër të Beogradit.
Kush në Serbi e fiton shtetësinë me procedurë të përshpejtuar, e kush pret me vite për ta marrë atë?
Këtë vit, Serbia u ka dhënë shtetësi katër herë më shumë rusëve sesa qytetarëve të të gjitha kombësive të tjera së bashku, disa prej të cilëve ishin nën sanksione ndërkombëtare, sipas një analize të Radios Evropa e Lirë. Kjo përbën sinjal alarmi për Bashkimin Evropian.
Që nga fillimi i këtij viti, Qeveria e Serbisë u ka dhënë shtetësi katër herë më shumë shtetasve rusë sesa të gjithë shtetasve të tjerë të huaj së bashku.
Nënshkrimi i një marrëveshjeje për shkëmbimin e të dhënave sekrete në fushën e mbrojtjes e ka rikthyer në fokus bashkëpunimin ushtarak mes Serbisë dhe Izraelit.
Mes paralajmërimeve se Serbia mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare në fund të vitit, Vuçiq, me ftesë të kryeministrit Gjuro Macut, mori pjesë në seancën e Qeverisë që u mbajt më 25 janar.
Në Serbi janë paralajmëruar ndryshime në Ligjin për ushtrinë.
Fabrika është mbyllur disa muaj pasi obligimet nga kontrata për subvencione nga buxheti shtetëror përfunduan.
Një vit pas shembjes së një strehe betoni në stacionin hekurudhor të Novi Sadit, që shkaktoi vdekjen e 16 personave, familjarët dhe miqtë e viktimave janë ende në pritje të drejtësisë, derisa përgjegjësit janë të lirë.
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, publikoi të dhëna personale dhe video të një të dyshuari për sulmin në qendër të Beogradit.
Autoritetet franceze dhe gjermane kanë arrestuar njëmbëdhjetë shtetas të Serbisë, të dyshuar për një sërë aktesh provokative me prapavijë raciste dhe fetare, të kryera nga prilli deri në shtator të këtij viti në territorin e këtyre dy vendeve.
Serbia edhe një herë po përballet me akuza se operativë të dyshuar rusë kanë trajnuar qytetarë nga Moldavia në territorin serb, me qëllim që ata të nxisnin “trazira masive” para zgjedhjeve parlamentare që mbahen këtë fundjavë.
Shfaq më shumë