Trazirat në veri të Kosovës shpërfaqën reagime të ndryshme të qytetarëve të anketuar nga Radio Evropa e Lirë në Prishtinë dhe në Beograd. Disa i mbështesin veprimet e Qeverisë së Kosovës, disa thonë se Serbia “i ka braktisur” serbët në veri e të tjerë bëjnë fajtor Perëndimin.
Shkatërrimi i një monumenti për të rënët e Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore në Serbi ka zemëruar grupet e veteranëve dhe banorët. Një kompani ndërtimore kineze, e cila po punon në një projekt autostrade, i ka rrëzuar statujat e mëdha të luftëtarëve, afër fshatit Negrishor.
Pika e kalimit kufitar mes Kosovës dhe Serbisë në Merdare u lirua për qarkullim në mëngjesin e 29 dhjetorit. Dy ditë më parë, ajo u mbyll nga Policia e Kosovës, pasi një grup serbësh brenda territorit të Serbisë e bllokoi rrugën drejt kufirit.
Pika kufitare e Merdares ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është mbyllur për qarkullim, pas vendosjes së barrikadave në territorin e Serbisë - rreth dy kilometra larg kufirit. Rruga Nish - Prishtinë është bllokuar që nga mbrëmja e 27 dhjetorit.