Resurset natyrore në Kosovë mbesin të pashfrytëzuara, vlerësojnë ekspertë të këtyre çështjeve, si dhe përfaqësues të institucioneve të Kosovës. Mosshfrytëzimi i këtyre resurseve, sipas tyre, ka bërë që Kosova të mbetet e pazhvilluar ekonomikisht.
Ekspertët e çështjeve ekonomike kritikojnë marrëveshjen e arritur ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe kompanisë amerikano-turke, “Bechtel&Enka”, për ndërtimin e autostradës Vërmicë-Merdare, duke e konsideruar atë të paqartë dhe të mangët. Në këtë marrëveshje, sipas tyre, do të duhej të qartësohej kostoja e rrugës dhe traseja.
Kanë përfunduar negociatat ndërmjet autoriteteve kosovare dhe kompanisë amerikano-turke “Bechtel & Enka”, për fillimin e punimeve për ndërtimin e autostradës Vërmicë - Prishtinë - Merdar. Kjo është bërë e ditur në mbledhjen e së premtes të Qeverisë së Kosovës.
Si pasojë e marrëveshjes së vitit 2001, mes Beogradit dhe Shkupit, gjysma e banorëve të fshatit Debëllde janë shpërngulur. Para vitit 2001 Debëlldeu numëronte rreth 72 shtëpi me 800 banorë, ndërsa tani, pas nëntë vjetësh, në këtë fshat janë vetëm 40 shtëpi me rreth 400 banorë. Ky ritëm i shpërnguljes po vazhdon edhe pas marrëveshjes së re për kufirin mes Kosovës dhe Maqedonisë.
Ekspertë të çështjeve ekonomike dhe sociale janë skeptikë se Këshilli Ekonomik Social, pas fillimit të dialogut për zgjidhjen e problemeve, me të cilat ballafaqohen punëtorët kosovarë, do të mund të arrijë të përmirësojë gjendjen aktuale të këtyre të fundit.
Rreth 45 për qind e popullatës në Kosovë edhe më tej jetojnë në varfëri, ndërsa 15 për qind prej tyre, në varfëri të skajshme. Zyrtarë të institucioneve të Kosovës dhe ekspertë të çështjeve të ekonomike shprehin mendime të ndryshme për të dalë nga kjo gjendje e rëndë ekonomike dhe sociale.
Pas dorëzimit të përgjegjësive nga KFOR-i te Policia e Kosovës për ruajtjen e monumentit të Gazimestanit, autoritetet kosovare paralajmërojnë bartje të tjera të kompetencave nga KFOR-i te PK-ja. Njëra nga objektet fetare ortodokse, e cila mund të kalojë së shpejti nën mbikëqyrjen e Policisë së Kosovës, është kisha ortodokse serbe në Graçanicë.
Ekspertë të çështjeve të energjetikës në Kosovë japin mendime të ndryshme sa i përket strategjisë së energjisë për periudhën 2009-2018. Disa nga ekspertët e quajnë të vonuar strategjinë për energjetikën, kurse të tjerë vlerësojnë se vetëdijesimi i legjislativit kosovar për dëmet, të cilat mund t’i sjellë kyçja e termocentralit “Kosova B” në atë “Kosova e re”, ka bërë që të kontestohet dokumenti kryesor për zhvillimin e energjetikës.
Në Ditën Ndërkombëtare të Konsumatorit, organizatat joqeveritare në Kosovë kritikuan autoritetet e vendit për mosangazhim të duhur në mbrojtjen e konsumatorëve. Sipas tyre, të drejtat e konsumatorit në Kosovë nuk respektohen dhe qytetarët janë të rrezikuar nga përdorimi i produkteve të dyshimta.
Moszbatimi i ligjeve në ekonomi dhe moskorrigjimi i tyre po krijon probleme të mëdha në funksionimin e sistemit ekonomik në Kosovë, vlerësojnë ekspertë të çështjeve ekonomike. Të metat e mëdha në këto ligje, sipas tyre, po ndikojnë në dinamikën e rritjes dhe zhvillimit të gjithëmbarshëm ekonomik.
Ministria e Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit ende nuk ka arritur ta finalizojë marrëveshjen për ndërtimin e autostradës me kompaninë “Bechtel & Enka”, e cila kishte ofruar ofertën më të mirë në këtë projekt. Ndërkohë, zvarritjet e fillimit të punimeve, ekspertët e ekonomisë i quajnë të panevojshme. Sipas tyre, ky projekt ka qenë dhe vazhdon të jetë jotransparent.
Marrëdhëniet ndërmjet punëdhënësve dhe punëtorëve kosovarë ende janë në nivel të pakënaqshëm si pasojë e mungesës së Ligjit të punës, mosfunksionimit të kontratës kolektive dhe mungesës së dialogut social, kanë vlerësuar drejtuesit e Odës Ekonomike dhe ata të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës. Këto vlerësime janë bërë në hapje të fushatës për vetëdijesimin e punëdhënësve dhe punëmarrësve për të drejtat dhe obligimet e tyre, në përputhshmëri me legjislacionin në fuqi.
Me rastin e 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas, gratë kosovare kërkojnë nga autoritetet e vendit më shumë angazhim në përmirësimin e pozitës dhe rolit të tyre në ndërtimin e shtetit të Kosovës.
Analistë të çështjeve ekonomike në Prishtinë sugjerojnë autoritetet kosovare që, për të nxitur zhvillimin ekonomik, duhet të përkrahin sektorin privat, të bëjnë investim të fuqishëm dhe subvencionim substancial në sektorin e bujqësisë, si dhe të ngrenë kualitetin edukativ arsimor. Sipas tyre, pa investimin e Qeverisë së Kosovës në këto fusha, nuk pritet të ketë zhvillim të hovshëm ekonomik.
Komiteti drejtues për Termocentralin “Kosova e re” njoftoi sot se katër konsorciume ndërkombëtare, nga gjashtë sa kanë aplikuar për këtë projekt, i kanë përmbushur kriteret për ndërtimin e këtij termocentrali.
Aksionet e Fondit të Trustit Pensional të Kosovës kanë shënuar rënie për 1.03 për qind. Sipas zyrtarëve të Trustit, rënia e vlerës së aksioneve në muajin janar ka shkaktuar humbje prej 3.6 milionë eurosh. Kjo rënie vjen pas një performance të mirë që ka pasur ky fond gjatë vitit 2009.
Përfaqësuesit e komunitetit të biznesit në Kosovë kërkojnë nga ekzekutivi kosovar që të bëhen marrëveshje me shtetet, të cilat e kanë njohur Republikën e Kosovës, për krijimin e lehtësive në marrjen e vizave për bizneset kosovare. Ata thonë se në mungesë të vizave, bizneset kanë pësuar humbje të mëdha.
Vendimi i Qeverisë së Kosovës për privatizimin e kompanisë së re të shpërndarjes dhe të furnizimit me energji elektrike, të dalë nga Korporata Energjetike e Kosovës, nga ekspertë të çështjeve të energjetikës vlerësohet si një veprim i ngutshëm i Qeverisë dhe i pamenduar mirë. Sipas tyre, para se të fillohet me këtë proces, duhet të analizohen pasojat që ai mund t’i sjellë.
Shfaq më shumë