Gazetare e Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka rritur për 35 për qind kontrollet ndaj bizneseve, sidomos ndaj atyre sezonale. Drejtori i përgjithshëm i ATK-së thotë se në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026 janë realizuar rreth 1.015 kontrolle, ku janë evidentuar rreth 60 milionë euro shmangie nga tatimi.
Një deklaratë e presidentit të Serbisë për ndryshimin e mundshëm të rrjedhës së lumit Ibër riktheu në vëmendje një ide të vjetër - dhe hapi një debat të ri rajonal. Kosova e cilësoi atë si kërcënim, ndërsa Shqipëria dhe Serbia u përplasën publikisht për të drejtën e menaxhimit të lumit.
Sipas Ministrisë së Ekonomisë së Kosovës, kjo situatë i ka kushtuar Kosovës dhe rajonit më shumë se 150 milionë euro vetëm gjatë vitit 2024.
Deputetët e rinj të Kuvendit të Kosovës kanë vetëm edhe disa orë kohë për t’u mbledhur, të premten, në ditën e fundit të afatit 30 ditor të caktuar nga Gjykata Kushtetuese, për përfundimin e seancës konstituive të organit ligjvënës.
Punime dore, veshje kombëtare dhe produkte të tjera artizanale u ekspozuan në panairin “Gratë në Biznes”, i cili nisi të hënën, më 3 gusht, në Prishtinë dhe do të zgjasë deri më 5 gusht.
Produktet e qumështit nga Kosova nuk mund të shiten në tregun më të madh në Evropë.
Pse një litër qumësht, një shishe vaj apo një produkt tjetër i prodhuar në Kosovë kushton shpesh më shumë se një produkt i ngjashëm i importuar?
Çdo ditë pa institucione të reja e bën faturën e krizës politike në Kosovë më të lartë: miliona euro nga fondet e Bashkimit Evropian mund të humbasin, reformat kanë mbetur pezull, bizneset dhe investitorët përballen me pasiguri.
Në raftet e marketeve në Kosovë, shumë produkte vendore shiten me çmime të ngjashme ose edhe më të larta se ato të importuara. Prodhuesit thonë se kostot e larta të prodhimit i bëjnë gjithnjë e më pak konkurruese, ndërsa kërkojnë më shumë mbështetje nga shteti.
Një inspektim në një fabrikë qumështi në Kosovë mjaftoi për të bllokuar grumbullimin e qumështit, për të nxjerrë fermerët në protestë dhe për të rihapur debatin mbi cilësinë e produkteve të qumështit. Si erdhi deri te kjo situatë?
Kontrollet e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) në fabrikën e qumështit “Vita” rikthyen në qendër të debatit përdorimin e vajit të palmës dhe qumështit pluhur në industrinë e përpunimit të qumështit në Kosovë.
Dhjetëra ish-deputetë të Kosovës përfitojnë nga 1.914 euro në muaj pa e ushtruar këtë funksion publik.
Për gati tri dekada, uji në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës është konsumuar pa u faturuar. Tani, kjo praktikë e gjatë po shkon drejt fundit.
Mbi 1.2 milion qytetarë të Kosovës zgjodhën të mos votojnë.
Punëtorë të kombinatit Trepça - ndërmarrje minerare në Kosovë - përballen me mospagesë të kontributeve pensionale tash e sa vite, pavarësisht se ato u zbriten nga paga çdo muaj.
Në kohën kur Shtetet e Bashkuara po rrisin praninë e tyre energjetike në Ballkanin Perëndimor, në Kosovë është rikthyer debati për furnizimin me gaz të lëngshëm natyror nga SHBA-ja.
Derisa Shtetet e Bashkuara të Amerikës po zgjerojnë projektet e gazit në Ballkanin Perëndimor, Kosova ende nuk ka dhënë një zotim të qartë për përfshirje në rrjetin rajonal të furnizimit me gaz, thotë drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Prishtinë, Arian Zeka.
Minatorët e Trepçës vazhdojnë të punojnë në kushte të rënda, me pajisje të vjetruara, pa sigurime shëndetësore dhe me paga të ulëta që shpesh nuk mbulojnë as shpenzimet bazë të jetesës.
FSK-ja është drejt transformimit në ushtri me kapacitete të plota, por ende nuk ka spital ushtarak funksional.
Shfaq më shumë