Ndërlidhjet

Kina merr timonin në tregun e veturave elektrike në Kosovë

Shumica e veturave elektrike të importuara në Kosovë vijnë nga Kina.
Shumica e veturave elektrike të importuara në Kosovë vijnë nga Kina.

Nga 780 vetura elektrike të importuara në Kosovë gjatë tetë muajve të parë të këtij viti, 665 erdhën nga një shtet i vetëm: Kina.

Katër vjet më parë, nga Kina ishin importuar vetëm 13 vetura elektrike.

Brenda kësaj periudhe, jo vetëm që është shumëfishuar numri i veturave elektrike që hyjnë në Kosovë, por ka ndryshuar edhe prejardhja e tyre: Gjermania ka humbur primatin, ndërsa Kina është bërë burimi kryesor.

Sipas të dhënave të Doganës së Kosovës, nga janari deri në gusht të vitit 2026 janë importuar 780 vetura elektrike - 615 më shumë sesa gjatë gjithë vitit 2022.

Nga Gjermania drejt Kinës

Ndryshimi është edhe më i dukshëm kur shihet prejardhja e veturave.

Në vitin 2022, Gjermania ishte burimi kryesor i veturave elektrike që importoheshin në Kosovë. Atë vit, prej saj erdhën 49 të tilla, ndërsa nga Kina vetëm 13.

Katër vjet më vonë, raporti ka ndryshuar rrënjësisht.

Në sasi më të vogla, vetura elektrike importohen edhe nga vende të tjera.

Rritja e numrit të veturave elektrike reflektohet edhe në shumën e parave që shpenzohen për to.

Vetëm gjatë tetë muajve të parë të këtij viti, vlera e veturave elektrike të importuara arriti në mbi 11.5 milionë euro - rreth gjysmë milioni euro më shumë sesa gjatë gjithë vitit 2025.

Krahasuar me vitin 2022, vlera e importeve është më shumë se dyfishuar.

Të përdorurat tejkalojnë të rejat

Një tjetër ndryshim po ndodh edhe brenda vetë tregut të veturave elektrike.

Në vitin 2022, pothuajse nëntë në dhjetë vetura elektrike të importuara ishin të reja: 145 të reja kundrejt vetëm 20 të përdorurave.

Katër vjet më vonë, trendi është përmbysur.

Pse po rritet interesimi?

Onufër Berisha, shitës i veturave elektrike në kompaninë EVM në Kosovë, thotë se interesimi i qytetarëve është rritur veçanërisht për modelet e prodhuesit kinez BYD.

Sipas tij, një nga arsyet kryesore është kostoja e përdorimit.

“Qytetarët janë shumë të interesuar, sidomos kur merret parasysh kostoja e mirëmbajtjes dhe operimit. Janë shumë më të lira sesa ato me motor me djegie të brendshme. Është një model i BYD-it që kërkohet shumë. Gjatë natës, me tarifën e lirë, mbushet me energji për rreth tri euro, ndërsa gjatë ditës për rreth gjashtë euro, dhe me një mbushje mund të kalojë më shumë se 400 kilometra”, thotë Berisha për Radion Evropa e Lirë.

Sipas tij, edhe shpenzimet e mirëmbajtjes dhe servisimit janë më të ulëta.

Të dhënat e Kosovës nuk tregojnë se pse importuesit po orientohen gjithnjë e më shumë drejt Kinës. Por, rritja po ndodh në kohën kur prodhuesit kinezë kanë fituar avantazh në koston e prodhimit të veturave elektrike.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA) thotë se çmimet e baterive ranë më shpejt në Kinë sesa në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara gjatë vitit 2024.

Sipas saj, konkurrenca e fortë, rritja e efikasitetit të prodhimit dhe integrimi i zinxhirit të furnizimit kanë ndihmuar në uljen më të shpejtë të kostove në Kinë dhe në rritjen e avantazhit konkurrues të prodhuesve kinezë të veturave elektrike dhe baterive.

IEA vlerëson se, në vitin 2024, afër dy të tretat e veturave elektrike me bateri të shitura në Kinë kushtonin më pak se modelet ekuivalente me motorë me djegie të brendshme.

Vetura elektrike duke qarkulluar në rrugët e Prishtinës.
Vetura elektrike duke qarkulluar në rrugët e Prishtinës.

E, prania në rritje e prodhuesve kinezë nuk është karakteristikë vetëm e tregut të Kosovës.

Në vitin 2025, veturat e prodhuara në Kinë përbënin 20 për qind të shitjeve të veturave plotësisht elektrike në Bashkimin Evropian, sipas të dhënave të Shoqatës Evropiane të Prodhuesve të Automjeteve (ACEA).

Rritja vazhdoi pavarësisht se BE-ja, në fund të vitit 2024, vendosi tarifa shtesë prej 7.8 deri në 35.3 për qind për veturat elektrike të prodhuara në Kinë.

Për prodhuesin kinez BYD, tarifa u caktua në 17 për qind.

Bizneset në Kosovë që i përdorin veturat elektrike çdo ditë, thonë se llogaria është kryesisht ekonomike.

Halil Elshani, pronar i kompanisë El-Taxi, thotë se kompania e tij ka 40 vetura elektrike - prodhim francez - në operim. Ai përmend si arsye koston më të ulët të përdorimit, por edhe ndikimin më të vogël në mjedis.

“Janë më të favorshme për shkak të çmimit të energjisë elektrike. Edhe pse ka pasur ngritje të tarifave të energjisë, krahasuar me çmimin e karburanteve, janë më të leverdishme. E sidomos tash, kur ka lëvizje të çmimeve të karburanteve”, thotë Elshani për Radion Evropa e Lirë.

Rritje e shpejtë, por ende pjesë e vogël e tregut

Shifrat e rritjes janë të mëdha, por baza mbetet e vogël.

Përballë 780 veturave elektrike të importuara nga janari deri në gusht, në Kosovë hynë mbi 25 mijë vetura gjithsej gjatë së njëjtës periudhë.

Vlera e veturave elektrike ishte rreth 11.5 milionë euro, ndërsa vlera e përgjithshme e automjeteve të importuara arriti në mbi 309 milionë euro.

Në tregun e përgjithshëm, Gjermania vazhdon të jetë bindshëm burimi kryesor i veturave. Por, edhe këtu vihet re një rritje e importeve nga Kina.

Elektrike apo me karburant, taksat mbeten të njëjta

Megjithëse Kosova synon ta rrisë numrin e veturave elektrike, aktualisht ato nuk trajtohen më favorshëm në import sesa veturat me benzinë apo naftë.

Për veturat e importuara zbatohet taksa doganore prej 10 për qind dhe TVSH-ja prej 18 për qind.

Për veturat e përdorura aplikohet edhe akciza, e cila, varësisht nga vjetërsia, shkon nga 400 deri në 700 euro.

Vetëm për 780 veturat elektrike të importuara nga janari deri në gusht të këtij viti janë paguar rreth 1.2 milion euro taksa doganore.

Për më shumë se 25 mijë vetura të importuara gjithsej gjatë së njëjtës periudhë, janë paguar mbi 25 milionë euro taksa doganore.

Oda Ekonomike e Kosovës ka kërkuar nga Qeveria që ta heqë taksën doganore për veturat elektrike dhe ta ulë TVSH-në nga 18 në 8 për qind.

Sipas Odës, masa të tilla do t’i nxisnin qytetarët dhe kompanitë të investonin në automjete elektrike dhe, në këtë mënyrë, të kontribuonin në mbrojtjen e mjedisit.

Veturat me motorë me djegie të brendshme, që përdorin benzinë apo naftë, lirojnë gjatë përdorimit dioksid karboni dhe ndotës të tjerë të ajrit.

Prishtinasit kthejnë sytë nga transporti ekologjik

Një qytetar duke përdorur një motor elektrik si mjet transporti.
1/15 Një qytetar duke përdorur një motor elektrik si mjet transporti.
Biçikleta, trotinetë e makina elektrike gjithnjë e më shumë po shihen në rrugët e kryeqytetit të Kosovës, Prishtinë. Ky lloj transporti ndihmon në ruajtjen e mjedisit, teksa Komuna e Prishtinës dhe kompani private ofrojnë për përdorim edhe biçikleta e trotinetë me çmime të ndryshme. Fotoreporteri i Radios Evropa e Lirë, Bujar Tërstena ka shkrepur disa fotografi në rrugët e kryeqytetit kosovar që shfaqin përdorimin e këtij transporti alternativ.
Shfaq më shumë Shfaq më pak
Një person duke udhëtuar nëpër rrugët e Prishtinës me një trotinet, teksa në anën e djathtë të fotografisë shihen disa trotinetë elektrikë, që qytetarët mund t'i përdorin, në këmbim të një pagese.
2/15 Një person duke udhëtuar nëpër rrugët e Prishtinës me një trotinet, teksa në anën e djathtë të fotografisë shihen disa trotinetë elektrikë, që qytetarët mund t'i përdorin, në këmbim të një pagese.
Biçikleta, trotinetë e makina elektrike gjithnjë e më shumë po shihen në rrugët e kryeqytetit të Kosovës, Prishtinë. Ky lloj transporti ndihmon në ruajtjen e mjedisit, teksa Komuna e Prishtinës dhe kompani private ofrojnë për përdorim edhe biçikleta e trotinetë me çmime të ndryshme. Fotoreporteri i Radios Evropa e Lirë, Bujar Tërstena ka shkrepur disa fotografi në rrugët e kryeqytetit kosovar që shfaqin përdorimin e këtij transporti alternativ.
Shfaq më shumë Shfaq më pak
Biçikleta të Prishtina Bike, një alternativë e ofruar nga Komuna e Prishtinës, ku qytetarët mund t'i marrin me qira biçikletat. Tridhjetë minutat e parë të ngasjes së tyre janë falas, dhe më pas, sipas ueb-faqes të kësaj platforme, ata paguajnë 50 centë për çdo 1 orë shtesë që e përdorin. Nga Prishtina Bike nuk i janë përgjigjur Radios Evropa e Lirë se sa persona marrin me qira brenda një dite biçikleta.
3/15 Biçikleta të Prishtina Bike, një alternativë e ofruar nga Komuna e Prishtinës, ku qytetarët mund t'i marrin me qira biçikletat. Tridhjetë minutat e parë të ngasjes së tyre janë falas, dhe më pas, sipas ueb-faqes të kësaj platforme, ata paguajnë 50 centë për çdo 1 orë shtesë që e përdorin. Nga Prishtina Bike nuk i janë përgjigjur Radios Evropa e Lirë se sa persona marrin me qira brenda një dite biçikleta.
Biçikleta, trotinetë e makina elektrike gjithnjë e më shumë po shihen në rrugët e kryeqytetit të Kosovës, Prishtinë. Ky lloj transporti ndihmon në ruajtjen e mjedisit, teksa Komuna e Prishtinës dhe kompani private ofrojnë për përdorim edhe biçikleta e trotinetë me çmime të ndryshme. Fotoreporteri i Radios Evropa e Lirë, Bujar Tërstena ka shkrepur disa fotografi në rrugët e kryeqytetit kosovar që shfaqin përdorimin e këtij transporti alternativ.
Shfaq më shumë Shfaq më pak
Biçikletat me qira të Prishtina Bike, janë të vendosura në pjesë të ndryshme të Prishtinës. Komuna po synon që përmes këtij lloj transporti të ulë emetimet, por edhe të zbusë situatën me trafikun e rënduar. Autoritetet po ashtu inkurajojnë qytetarët që të përdorin autobusët, teksa Prishtina ende po pret që të marrë 30 autobusë të rinj - përfshirë edhe disa elektrikë - por, çështja ka ngecur në procedura të prokurimit.
4/15 Biçikletat me qira të Prishtina Bike, janë të vendosura në pjesë të ndryshme të Prishtinës. Komuna po synon që përmes këtij lloj transporti të ulë emetimet, por edhe të zbusë situatën me trafikun e rënduar. Autoritetet po ashtu inkurajojnë qytetarët që të përdorin autobusët, teksa Prishtina ende po pret që të marrë 30 autobusë të rinj - përfshirë edhe disa elektrikë - por, çështja ka ngecur në procedura të prokurimit.
Biçikleta, trotinetë e makina elektrike gjithnjë e më shumë po shihen në rrugët e kryeqytetit të Kosovës, Prishtinë. Ky lloj transporti ndihmon në ruajtjen e mjedisit, teksa Komuna e Prishtinës dhe kompani private ofrojnë për përdorim edhe biçikleta e trotinetë me çmime të ndryshme. Fotoreporteri i Radios Evropa e Lirë, Bujar Tërstena ka shkrepur disa fotografi në rrugët e kryeqytetit kosovar që shfaqin përdorimin e këtij transporti alternativ.
Shfaq më shumë Shfaq më pak
Një veturë elektrike duke u karikuar në një nga pikat e vendosura në Prishtinë.
5/15 Një veturë elektrike duke u karikuar në një nga pikat e vendosura në Prishtinë.
Biçikleta, trotinetë e makina elektrike gjithnjë e më shumë po shihen në rrugët e kryeqytetit të Kosovës, Prishtinë. Ky lloj transporti ndihmon në ruajtjen e mjedisit, teksa Komuna e Prishtinës dhe kompani private ofrojnë për përdorim edhe biçikleta e trotinetë me çmime të ndryshme. Fotoreporteri i Radios Evropa e Lirë, Bujar Tërstena ka shkrepur disa fotografi në rrugët e kryeqytetit kosovar që shfaqin përdorimin e këtij transporti alternativ.
Shfaq më shumë Shfaq më pak
Një veturë elektrike shihet në rrugët e Prishtinës, teksa pas tij është një autobus i një linje private që operon në Prishtinë. Për të nxitur qytetarët që të përdorin transportin publik, në Prishtinë, autoritetet lokale kanë bërë integrimin e biletave të autobusëve, duke u mundësuar qytetarëve që me një biletë (bileta ditore kushton 0.80 centë) të mund të udhëtojnë me të gjitha linjat brenda një dite.
6/15 Një veturë elektrike shihet në rrugët e Prishtinës, teksa pas tij është një autobus i një linje private që operon në Prishtinë. Për të nxitur qytetarët që të përdorin transportin publik, në Prishtinë, autoritetet lokale kanë bërë integrimin e biletave të autobusëve, duke u mundësuar qytetarëve që me një biletë (bileta ditore kushton 0.80 centë) të mund të udhëtojnë me të gjitha linjat brenda një dite.
Biçikleta, trotinetë e makina elektrike gjithnjë e më shumë po shihen në rrugët e kryeqytetit të Kosovës, Prishtinë. Ky lloj transporti ndihmon në ruajtjen e mjedisit, teksa Komuna e Prishtinës dhe kompani private ofrojnë për përdorim edhe biçikleta e trotinetë me çmime të ndryshme. Fotoreporteri i Radios Evropa e Lirë, Bujar Tërstena ka shkrepur disa fotografi në rrugët e kryeqytetit kosovar që shfaqin përdorimin e këtij transporti alternativ.
Shfaq më shumë Shfaq më pak
Një qytetar duke përdorur një trotinet elektrik. Mjete të tilla transporti në kryeqendër ofrohen nga një kompani private në Kosovë, projekt që mbështetet nga Komuna e Prishtinës.
7/15 Një qytetar duke përdorur një trotinet elektrik. Mjete të tilla transporti në kryeqendër ofrohen nga një kompani private në Kosovë, projekt që mbështetet nga Komuna e Prishtinës.
Biçikleta, trotinetë e makina elektrike gjithnjë e më shumë po shihen në rrugët e kryeqytetit të Kosovës, Prishtinë. Ky lloj transporti ndihmon në ruajtjen e mjedisit, teksa Komuna e Prishtinës dhe kompani private ofrojnë për përdorim edhe biçikleta e trotinetë me çmime të ndryshme. Fotoreporteri i Radios Evropa e Lirë, Bujar Tërstena ka shkrepur disa fotografi në rrugët e kryeqytetit kosovar që shfaqin përdorimin e këtij transporti alternativ.
Shfaq më shumë Shfaq më pak
Një automjet elektrik, i një kompanie taksie, duke mbushur bateritë në një nga pikat në Prishtinë. Veturat elektrike konsumojnë mesatarisht 15 deri në 20 kWh për 100 kilometra. Kjo përkthehet në kosto dukshëm më të ulët: më pak se 1 euro për 100 kilometra nëse mbushja bëhet në shtëpi kur tarifat e energjisë janë më të ulëta apo 3-4 euro në pikat publike, sikurse kjo në foto.
8/15 Një automjet elektrik, i një kompanie taksie, duke mbushur bateritë në një nga pikat në Prishtinë. Veturat elektrike konsumojnë mesatarisht 15 deri në 20 kWh për 100 kilometra. Kjo përkthehet në kosto dukshëm më të ulët: më pak se 1 euro për 100 kilometra nëse mbushja bëhet në shtëpi kur tarifat e energjisë janë më të ulëta apo 3-4 euro në pikat publike, sikurse kjo në foto.
Biçikleta, trotinetë e makina elektrike gjithnjë e më shumë po shihen në rrugët e kryeqytetit të Kosovës, Prishtinë. Ky lloj transporti ndihmon në ruajtjen e mjedisit, teksa Komuna e Prishtinës dhe kompani private ofrojnë për përdorim edhe biçikleta e trotinetë me çmime të ndryshme. Fotoreporteri i Radios Evropa e Lirë, Bujar Tërstena ka shkrepur disa fotografi në rrugët e kryeqytetit kosovar që shfaqin përdorimin e këtij transporti alternativ.
Shfaq më shumë Shfaq më pak
Një qytetar duke kaluar zebrat me biçikletën e tij. Transporti me biçikleta, trotinetë elektrikë dhe vetura elektrike ndihmon në ruajtjen e mjedisit. Ndërkaq, ngasja e biçikletave po ashtu ofron përfitime shëndetësore.
9/15 Një qytetar duke kaluar zebrat me biçikletën e tij. Transporti me biçikleta, trotinetë elektrikë dhe vetura elektrike ndihmon në ruajtjen e mjedisit. Ndërkaq, ngasja e biçikletave po ashtu ofron përfitime shëndetësore.
Biçikleta, trotinetë e makina elektrike gjithnjë e më shumë po shihen në rrugët e kryeqytetit të Kosovës, Prishtinë. Ky lloj transporti ndihmon në ruajtjen e mjedisit, teksa Komuna e Prishtinës dhe kompani private ofrojnë për përdorim edhe biçikleta e trotinetë me çmime të ndryshme. Fotoreporteri i Radios Evropa e Lirë, Bujar Tërstena ka shkrepur disa fotografi në rrugët e kryeqytetit kosovar që shfaqin përdorimin e këtij transporti alternativ.
Shfaq më shumë Shfaq më pak
Një person duke kaluar rrugën me një trotinet. Biçikletat dhe trotinetët elektrikë, ndërkaq, sipas autoriteteve lokale, ndalohen të përdoren nëpër sheshet e Prishtinës.
10/15 Një person duke kaluar rrugën me një trotinet. Biçikletat dhe trotinetët elektrikë, ndërkaq, sipas autoriteteve lokale, ndalohen të përdoren nëpër sheshet e Prishtinës.
Biçikleta, trotinetë e makina elektrike gjithnjë e më shumë po shihen në rrugët e kryeqytetit të Kosovës, Prishtinë. Ky lloj transporti ndihmon në ruajtjen e mjedisit, teksa Komuna e Prishtinës dhe kompani private ofrojnë për përdorim edhe biçikleta e trotinetë me çmime të ndryshme. Fotoreporteri i Radios Evropa e Lirë, Bujar Tërstena ka shkrepur disa fotografi në rrugët e kryeqytetit kosovar që shfaqin përdorimin e këtij transporti alternativ.
Shfaq më shumë Shfaq më pak
Një person shihet duke kaluar nëpër një rrugë afër ndërtesës së Kuvendit të Kosovës. Në këtë pjesë, siç mund të vërehet edhe në fotografi, nuk ka shtigje të dedikuar për biçikleta dhe ata që përdorin këtë mjet transporti detyrohen të kalojnë nëpër rrugët e mbushura me vetura. Nga Komuna e Prishtinës nuk janë përgjigjur se sa saktësisht ka shtigje biçikletash kryeqyteti.
11/15 Një person shihet duke kaluar nëpër një rrugë afër ndërtesës së Kuvendit të Kosovës. Në këtë pjesë, siç mund të vërehet edhe në fotografi, nuk ka shtigje të dedikuar për biçikleta dhe ata që përdorin këtë mjet transporti detyrohen të kalojnë nëpër rrugët e mbushura me vetura. Nga Komuna e Prishtinës nuk janë përgjigjur se sa saktësisht ka shtigje biçikletash kryeqyteti.
Biçikleta, trotinetë e makina elektrike gjithnjë e më shumë po shihen në rrugët e kryeqytetit të Kosovës, Prishtinë. Ky lloj transporti ndihmon në ruajtjen e mjedisit, teksa Komuna e Prishtinës dhe kompani private ofrojnë për përdorim edhe biçikleta e trotinetë me çmime të ndryshme. Fotoreporteri i Radios Evropa e Lirë, Bujar Tërstena ka shkrepur disa fotografi në rrugët e kryeqytetit kosovar që shfaqin përdorimin e këtij transporti alternativ.
Shfaq më shumë Shfaq më pak
Viteve të fundit ka pasur rritje të importit të veturave elektrike në Kosovë. Këto mjete nuk prodhojnë emetime direkte gjatë përdorimit, çka mund të kontribuojë në uljen e ndotjes së ajrit, që në disa zona të Kosovës tejkalon kufijtë e lejuar, veçmas gjatë dimrit.
12/15 Viteve të fundit ka pasur rritje të importit të veturave elektrike në Kosovë. Këto mjete nuk prodhojnë emetime direkte gjatë përdorimit, çka mund të kontribuojë në uljen e ndotjes së ajrit, që në disa zona të Kosovës tejkalon kufijtë e lejuar, veçmas gjatë dimrit.
Biçikleta, trotinetë e makina elektrike gjithnjë e më shumë po shihen në rrugët e kryeqytetit të Kosovës, Prishtinë. Ky lloj transporti ndihmon në ruajtjen e mjedisit, teksa Komuna e Prishtinës dhe kompani private ofrojnë për përdorim edhe biçikleta e trotinetë me çmime të ndryshme. Fotoreporteri i Radios Evropa e Lirë, Bujar Tërstena ka shkrepur disa fotografi në rrugët e kryeqytetit kosovar që shfaqin përdorimin e këtij transporti alternativ.
Shfaq më shumë Shfaq më pak
Një veturë elektrike, ku tregohen të dhënat se sa energji shpenzon ky mjet transportues.
13/15 Një veturë elektrike, ku tregohen të dhënat se sa energji shpenzon ky mjet transportues.
Biçikleta, trotinetë e makina elektrike gjithnjë e më shumë po shihen në rrugët e kryeqytetit të Kosovës, Prishtinë. Ky lloj transporti ndihmon në ruajtjen e mjedisit, teksa Komuna e Prishtinës dhe kompani private ofrojnë për përdorim edhe biçikleta e trotinetë me çmime të ndryshme. Fotoreporteri i Radios Evropa e Lirë, Bujar Tërstena ka shkrepur disa fotografi në rrugët e kryeqytetit kosovar që shfaqin përdorimin e këtij transporti alternativ.
Shfaq më shumë Shfaq më pak
Për shkak të përdorimit në rritje të trotinetëve elektrikë, është rritur edhe kërkesa për riparimin e tyre.
14/15 Për shkak të përdorimit në rritje të trotinetëve elektrikë, është rritur edhe kërkesa për riparimin e tyre.
Biçikleta, trotinetë e makina elektrike gjithnjë e më shumë po shihen në rrugët e kryeqytetit të Kosovës, Prishtinë. Ky lloj transporti ndihmon në ruajtjen e mjedisit, teksa Komuna e Prishtinës dhe kompani private ofrojnë për përdorim edhe biçikleta e trotinetë me çmime të ndryshme. Fotoreporteri i Radios Evropa e Lirë, Bujar Tërstena ka shkrepur disa fotografi në rrugët e kryeqytetit kosovar që shfaqin përdorimin e këtij transporti alternativ.
Shfaq më shumë Shfaq më pak
Një person duke marrë një nga trotinetët elektrikë të parkuar afër ndërtesës së Komunës së Prishtinës. Çdo qytetar që merr këtë mjet transporti duhet të paguajë 20 centë për zhbllokimin e tij dhe më pas 15 centë për çdo minutë që e përdor.
15/15 Një person duke marrë një nga trotinetët elektrikë të parkuar afër ndërtesës së Komunës së Prishtinës. Çdo qytetar që merr këtë mjet transporti duhet të paguajë 20 centë për zhbllokimin e tij dhe më pas 15 centë për çdo minutë që e përdor.
Biçikleta, trotinetë e makina elektrike gjithnjë e më shumë po shihen në rrugët e kryeqytetit të Kosovës, Prishtinë. Ky lloj transporti ndihmon në ruajtjen e mjedisit, teksa Komuna e Prishtinës dhe kompani private ofrojnë për përdorim edhe biçikleta e trotinetë me çmime të ndryshme. Fotoreporteri i Radios Evropa e Lirë, Bujar Tërstena ka shkrepur disa fotografi në rrugët e kryeqytetit kosovar që shfaqin përdorimin e këtij transporti alternativ.
Shfaq më shumë Shfaq më pak
Previous slide
Next slide

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Ministria e Infrastrukturës nuk iu përgjigjën pyetjeve të Radios Evropa e Lirë nëse është shqyrtuar kërkesa e Odës dhe nëse parashihen subvencione apo lehtësime të tjera për blerjen e veturave elektrike.

Strategjia e Energjisë 2022-2031 parasheh që deri në vitin 2031 numri i veturave elektrike në Kosovë të arrijë në rreth 15 mijë.

Kryeministri Albin Kurti ka paralajmëruar një ndryshim që prek një pjesë tjetër të tregut të automjeteve.

“Për veturat e importuara nga Bashkimi Evropian do të hiqet taksa doganore prej 10 për qind”, ka thënë Kurti më 13 shtator, gjatë prezantimit të programit qeveritar.

Nëse kjo masë zbatohet vetëm për automjetet që përfitojnë sipas rregullave përkatëse të origjinës nga BE-ja, ajo mund të krijojë një dallim të ri në një treg që tashmë po ndryshon shpejt.

Ky material është pjesë e rubrikave
​
XS
SM
MD
LG