Nadije Ahmeti është gazetare e Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Forca e Sigurisë se Kosovës është e gatshme të reagojë në situata emergjente apo në rast të fatkeqësive natyrore si në Kosovë, rajon por edhe krahas trupave të NATO-s. Kështu ka thënë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, kolonel Naim Haziri.
Marrëveshja për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, ka kohë që mbetet çështje me prioritet të veçantë në aspektin politik, posaçërisht në Kuvendin e Kosovës, duke margjinalizuar ligje e prioritete tjera në agjendën e punës së këtij institucioni, thonë përfaqësues të shoqërisë civile.
Bankat komerciale që veprojnë në Kosovë kanë shtrenjtuar tarifat për shërbimet bankare. Ekspertët financiarë konsiderojnë se ngritja e tarifave është ngarkesë për buxhetin e tyre.
Autoritetet kompetente në Kosovë pohojnë se janë të përgatitura për menaxhimin e fatkeqësive eventuale natyre. Sipas tyre, kapacitet njerëzore ekzistojnë dhe janë trajnuar për këtë çështje.
Anëtarët në bordet e ndërmarrjeve publike po emërohen në bazë të lidhjeve politike dhe kjo po ndikon në mosfunksionimin e duhur të këtyre ndërmarrjeve, thonë përfaqësues të shoqërisë civile. Sipas tyre, të gjitha partitë që kanë qenë në pushtet, kanë inkuadruar militantët e tyre në bordet e ndërmarrjeve.
"Policia e Kosovës në vendin e ngjarjes ka gjetur dëshmi relevante, në mesin e të cilave edhe një mjet për hedhjen e predhave, shishe të benzinës (koktej molotovi) dhe një motoçikletë të djegur jo larg nga vendi i ngjarjes“, i tha Radios Evropa e Lië zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
Autoritetet kompetente në Kosovë vazhdimisht kanë thënë se po bëjnë përpjekje dhe po krijojnë kushte të favorshme për investitorët e jashtëm, investime këto që ndër vite kanë ndryshuar vlerën.
Autoritete kompetente në Kosovë kanë pohuar se nuk ka prova të mjaftueshme për ngritjen e akuzave për zyrtarë të lartë të Partisë Demokratike të Kosovës, pas publikimit të disa bisedave të përgjuara telefonike. Në anën tjetër, përfaqësues të shoqërisë civile shprehin se prova ka të mjaftueshme, por nuk ekziston vullneti dhe guximi i institucioneve të drejtësisë.
Në Kosovë ka përfunduar fushata e korrje-shirjeve, por bujqit shprehin shqetësimin se çmimi i grurit është jashtëzakonisht i lirë. Sipas tyre, kompanitë për përpunimin e grurit që veprojnë në Kosovë po blejnë grurë të vjetër në Serbi, me një çmim jashtëzakonisht të lirë, e që po ndikon edhe në uljen e çmimit të grurit të kultivuar në Kosovë.
Në Kosovë mund të importohen të gjitha veturat nga shtetet e Evropës dhe botës, pavarësisht vjetërsisë se tyre. Aktualisht në Kosovë 90 për qind e veturave janë të vjetra, dhe kjo, sipas ekspertëve, ka efekte negative në shoqëri.
Kosova është shndërruar në treg konsumues duke importuar shumicën e produkteve të nevojshme. Kjo gjendje, sipas ekspertëve të çështjeve ekonomike, tregon kushtet e vështira të kompanive prodhuese.
Pavarësisht shkallës së lartë të papunësisë dhe interesimit të të rinjve, për punë sezonale, kompanitë vendore gjatë kësaj periudhe thonë se po përballen me problemin e gjetjes së punëtorëve.
Shumë mërgimtarë, që kalojnë pushimet e verës në Kosovë, thonë se shpenzojnë deri në 4 mijë euro gjatë periudhës sa qëndrojnë në vendlindje. Në Kosovë, në periudhën e verës, një numër dyqanesh kanë zgjatur oraret e punës që prej fluksit të mërgimtarëve dhe kanë shtuar numrin e punëtorëve.
Gjatë procesit të privatizimit në Kosovë, janë privatizuar rreth 30 mijë hektarë tokë bujqësore. Ofertuesit, në këtë proces, një ari tokë bujqësore kanë mundur ta blejnë për vetëm 34 euro.
Autoritetet në Kosovë vazhdimisht u bëjnë thirrje investitorëve të huaj që kapitalin e tyre të shtrijnë në territorin e Kosovës. Por, megjithatë, Qeveria e Kosovës nuk ka informacione se sa është vlera e investimeve të huaja në komunat veriore.
Një fenomen shqetësues që në Kosovë po vazhdon që nga përfundimi i luftës, është asgjësimi i tokës së punueshme. Ekspertë për çështje të bujqësisë, theksojnë se betonimi i tokës pjellore në të ardhmen do të sjellë pasoja, në mungesë të sigurimit të produkteve elementare bujqësore.
Prodhimet ushqimore me cilësi të dyshimtë, sidomos ato të mishit të përpunuar në Kosovë, apo edhe të importuar, jo rrallë herë rrezikojnë shëndetin e qytetarëve, thonë ekspertë të teknologjisë ushqimore dhe përfaqësues të konsumatorëve.
Në Kosovë ka filluar fushata e korrje- shirjeve. Sipas zyrtarëve qeveritarë priten rendimente më të larta sesa vitin e kaluar, pasi gjendja e grurit është shumë e mirë, falë kushteve atmosferike dhe kudjesit të shtuar të fermerëve.
Pas gërmimeve në dy lokacione për varreza të dyshuara masive në kampusin e Universitetit të Prishtinës, pritet që gjatë javës se ardhshme të fillojnë gërmimet edhe në lokacionin e tretë në këtë hapësirë.
Investimet në bujqësi, infrastrukturë, rrjetin shëndetësor dhe atë arsimor, besohet se jo vetëm që do të ndalin trendin e zhvendosjes së banorëve nga viset rurale në ato urbane, por edhe do të nxisin kthimin e tyre nëpër fshatra, thonë demografë dhe ekspertë për bujqësi.
Shfaq më shumë