Mbi 90.000 policë, ushtarë dhe agjentë sekretë të sigurisë janë shpërndarë në gjithë Francën, për të ofruar siguri gjatë Kampionatit Evropian të Futbollit – Euro 2016. Turneu nis sonte dhe zgjat deri më 10 korrik.
Stacioni televiziv gjerman, ARD, që i pari hodhi dritë në skandalin e gjerë të dopingut në Rusi, thotë se ministri i sportit i këtij vendi, Vitaly Mutko, ishte drejtpërdrejt i përfshirë në fshehjen e mashtrimit dhe evitimin e dënimeve.
Presidenti i SHBA-së, Barack Obama, ka mbështetur Hillary Clinton, ish sekretaren e shtetit, për Presidente të ardhshme – duke thënë se mendon që asnjëherë nuk ka patur një kandidat më të kualifikuar për të ushtruar detyrën
Marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë janë shumë më të mira sesa që prezantohen në opinion, ka deklaruar të enjten në Bruksel, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
Zëvendësministri rus i Punëve të Jashtme, në takim me shefin e UNMIK-ut, që po qëndron në Moskë, ka theksuar se “Kosova duhet të përmbushë obligimet e saj për të cilat ka arritur marrëveshje me Serbinë”.
Organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, Human Rights Watch ka lëshuar alarmin për fëmijët me aftësi të kufizuara që gjenden nëpër institucione për mirëqënie sociale në Serbi.
Seancat për Kalid Sheik Muhammad dhe katër të pandehur të tjerë kanë vazhduar gjatë ditëve të fundit të muajit maj. Personi që dyshohet se i ka organizuar sulmet e 11 shtatorit 2001 në SHBA është mbajtur në qendrën e paraburgimit të Guantanamos prej 1 marsit 2003. Ai dhe të pandehurit tjerë janë bërë pika kyçe e debatit rreth asaj se si SHBA-të po përballen me të dyshuarit për terrorizëm në periudhën pas sulmeve të 11 shtatorit.
Zyrtarë të lartë amerikanë thonë se sanksionet ekonomike vazhdojnë të jenë leva më e fuqishme e Uashingtonit mbi Rusinë dhe se këto masa pengojnë përpjekjet potenciale të Rusisë për të pushtuar më shumë territor të Ukrainës, përfshirë kryeqytetin e saj.
Njëmbëdhjetë persona kanë humbur jetën dhe 36 të tjerë janë plagosur nga një shpërthim me bombë në qendër të Stambollit. Guvernatori i qytetit, Vasip Sahin, ka thënë se shtatë policë janë në mesin e të vdekurve.
Zyrtarë të Bashkimit Evropian në Kosovë i kanë deklaruar Radios Evropa e Lirë se ende po ndërmerren hapa logjistikë dhe administrativë për krijimin e Gykatës Speciale.
Hillary Clinton ka siguruar emërimin e Partisë Demokratike si kandidate për presidente të Shteteve të Bashkuara. Clinton ka arritur numrin e kërkuar të delegatëve - 2,383 - pas fitores së madhe në zgjedhjet paraprake në Puerto Riko dhe mbështetjes së super-delegatëve.
Legjenda e boksit botëror, Muhammad Ali, ka vdekur në moshën 74-vjeçare, pas një beteje të gjatë me sëmundjen e Parkinsonit. Vdekja e tij u konfirmua të shtunën, një ditë pasi u pranua në një spital në Feniks, për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.
Kryeministri Kosovës, Isa Mustafa, tha se “po kërcënohet një nga shtyllat kryesore të identitetit të shoqërisë - toleranca fetare dhe një nga bazat e rrugëtimit politik kulturor ai pro perëndimor”.
Dhoma e ulët e parlamentit gjerman e ka miratuar një rezolutë, e cila vrasjen masive të armenëve gjatë Luftës së Parë Botërore nga Perandoria Osmane e njeh si gjenocid. Vendimi i sotëm ka nxitur reagime të ashpra nga shteti që e ka trashëguar këtë Perandori, Turqia.
Partnerët e koalicionit qeverisës, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, kanë vendosur të bëjnë disa ndryshime në qeveri.
“Do t’ua gërryejmë gjithë të zezën”. Ky është mbishkrimi racist që paraqitet në një autolarje në një qytet rus, e cila paraqet presidentin e Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, duke bërë grimasa.
Ekstremistëve duhet t’u tregohet se religjionet janë vlerë dhe jo instrument i tyre, ka deklaruar kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli. Këto komente ai i ka bërë në mbylljen konferencës ndërfetare të mbajtur në Prishtinë, me temë, “Interfaith Kosova”.
Shpenzimet e mbrojtjes të vendeve evropiane anëtare të NATO-s do të rriten për të parën herë në një dekadë, i tha së përditshmes, Financial Times, sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg.
Çdo ditë, qindra migrantë bëjnë përpjekje të kalojnë kufirin Serbi-Hungari, ndërsa presioni mbi këtë portë të Bashkimit Evropian është gjithnjë në rritje, thonë mediat hungareze.
Shfaq më shumë