Njerëzit përreth botës kanë ndarë mesazhe ngushëllimi dhe solidariteti, pas sulmit në masë në klubin e homoseksualëve në Orlando, Florida. Në shumë kryeqytete të botës, qytetarët kanë krijuar memoriale jashtë ambasadave amerikane, për nder të viktimave. 49 njerëz u vranë dhe më shumë se 50 të tjerë u lënduan në sulmin e 12 qershorit.
Sulmi më i rëndë me armë zjarri në historinë e SHBA-së - ai në Orlando - pritet të thellojë polarizimit në politikën amerikane, duke u fokusuar sidomos në ndalimin apo jo të shitjes së armëve. SHBA është në vit zgjedhor, ndërsa kandidatët presidencialë kanë qëndrime të kundërta se si të evitohen sulmet e tilla në të ardhmen.
Pesëdhjetë veta janë vrarë në Orlando, në atë që është përshkruar si sulmi më vdekjeprurës në historinë e re të SHBA-së. Babai i sulmuesit tha se nuk e di se çfarë e ka nxitur djalin e tij të vrasë gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit. Presidenti Obama tha se sulmi është akt i terrorit.
Presidenti Thaçi dhe kryeministri Mustafa thonë se “Kosova është e përkushtuar në luftën kundër të gjitha formave të terrorizmit” në angazhimet e përbashkëta me botën demokratike
Në Orlando është shpallur gjendje e jashtëzakonshme pas sulmit në një klub nate në të cilin u vranë të paktën 50 persona, ndërkohë që 53 të tjerë u plagosën, një numër i të cilëve janë në gjendje kritike. Presidenti Obama e cilësoi sulmin "akt terrori dhe urrejtjeje"
Krahas rrezikut nga sulmet terroriste gjatë kampionatit të futbollit që po mbahet në Francë, pothuajse të gjithë e kanë harruar një problem tjetër, i cili ka kohë që nuk ka nxitur reagime nëpër ngjarje të tilla të mëdha, huliganizmin.
Derisa grupet ekstremiste islamike, Al Kaida dhe Shteti Islamik, okuponin territore në Siri dhe Irak, ato gjithashtu bënin përpjekje që të vendosnin qëllimet e tyre në të njëjtën vijë interesi me shqetësimet e komuniteteve lokale që i kishin nën kontroll.
“Duhet të pranojmë se disa shtete (të BE-së) ende kanë vërejtje, ndërsa po diskutojmë se si t’i ndajmë këto shqetësime dhe t’i zgjidhim ato”, tha ministri i brendshëm holandez në takimin në Luksemburg, ku po diskutohet për liberalizimin e vizave për katër shtete, përfshirë dhe Kosovën.
Mbi 90.000 policë, ushtarë dhe agjentë sekretë të sigurisë janë shpërndarë në gjithë Francën, për të ofruar siguri gjatë Kampionatit Evropian të Futbollit – Euro 2016. Turneu nis sonte dhe zgjat deri më 10 korrik.
Stacioni televiziv gjerman, ARD, që i pari hodhi dritë në skandalin e gjerë të dopingut në Rusi, thotë se ministri i sportit i këtij vendi, Vitaly Mutko, ishte drejtpërdrejt i përfshirë në fshehjen e mashtrimit dhe evitimin e dënimeve.
Presidenti i SHBA-së, Barack Obama, ka mbështetur Hillary Clinton, ish sekretaren e shtetit, për Presidente të ardhshme – duke thënë se mendon që asnjëherë nuk ka patur një kandidat më të kualifikuar për të ushtruar detyrën
Marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë janë shumë më të mira sesa që prezantohen në opinion, ka deklaruar të enjten në Bruksel, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
Zëvendësministri rus i Punëve të Jashtme, në takim me shefin e UNMIK-ut, që po qëndron në Moskë, ka theksuar se “Kosova duhet të përmbushë obligimet e saj për të cilat ka arritur marrëveshje me Serbinë”.
Organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, Human Rights Watch ka lëshuar alarmin për fëmijët me aftësi të kufizuara që gjenden nëpër institucione për mirëqënie sociale në Serbi.
Seancat për Kalid Sheik Muhammad dhe katër të pandehur të tjerë kanë vazhduar gjatë ditëve të fundit të muajit maj. Personi që dyshohet se i ka organizuar sulmet e 11 shtatorit 2001 në SHBA është mbajtur në qendrën e paraburgimit të Guantanamos prej 1 marsit 2003. Ai dhe të pandehurit tjerë janë bërë pika kyçe e debatit rreth asaj se si SHBA-të po përballen me të dyshuarit për terrorizëm në periudhën pas sulmeve të 11 shtatorit.
Zyrtarë të lartë amerikanë thonë se sanksionet ekonomike vazhdojnë të jenë leva më e fuqishme e Uashingtonit mbi Rusinë dhe se këto masa pengojnë përpjekjet potenciale të Rusisë për të pushtuar më shumë territor të Ukrainës, përfshirë kryeqytetin e saj.
Njëmbëdhjetë persona kanë humbur jetën dhe 36 të tjerë janë plagosur nga një shpërthim me bombë në qendër të Stambollit. Guvernatori i qytetit, Vasip Sahin, ka thënë se shtatë policë janë në mesin e të vdekurve.
Zyrtarë të Bashkimit Evropian në Kosovë i kanë deklaruar Radios Evropa e Lirë se ende po ndërmerren hapa logjistikë dhe administrativë për krijimin e Gykatës Speciale.
Hillary Clinton ka siguruar emërimin e Partisë Demokratike si kandidate për presidente të Shteteve të Bashkuara. Clinton ka arritur numrin e kërkuar të delegatëve - 2,383 - pas fitores së madhe në zgjedhjet paraprake në Puerto Riko dhe mbështetjes së super-delegatëve.
Shfaq më shumë