Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen, dhe presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, reaguan së bashku, duke i cilësuar si “tronditëse” pamjet nga Beogradi gjatë varrimit të Ratko Mlladiqit
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla është dënuar me një vit me burgim me kusht, në periudhë verifikuese për një vit për veprën penale “përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.
Arkivoli i Mlladiqit, i cili vdiq më 27 gusht në Hagë, derisa vuante dënimin me burgim të përjetshëm, u ekspozua në Kishën e Shën Lukës.
Fatmir Sheholli është deklaruar i pafajshëm në seancën fillestare të gjyqit ndaj tij si i dyshuar për spiunazh dhe shantazh.
Rusia ka dërguar fëmijë të rrëmbyer ukrainas në një kamp veror në Korenë e Veriut, sipas një dokumenti të Bashkimit Evropian të cilin e ka parë Radio Evropa e Lirë, ku përshkruhet rundi i ri i planifikuar i sanksioneve.
Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen, pritet që në tetor të nisë turneun e rregullt vjetor në Ballkanin Perëndimor, gjatë të cilit tradicionalisht viziton të gjitha vendet e rajonit, përfshirë Serbinë.
Deputetët e zgjedhur pritet të mblidhen më 9 shtator për vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, në përpjekje për t’i formuar institucionet e reja të vendit pas zgjedhjeve të qershorit, dhe për t’i dhënë fund krizës pothuajse dyvjeçare politike.
Prokuroria Speciale e Kosovës ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë aktakuzë në mungesë ndaj 35 të pandehurve për krime lufte në lagjen e Jasharëve në Prekaz më 1998.
Në takimin joformal mes ministrave për çështje evropiane të Bashkimit Evropian dhe atyre të vendeve të Ballkanit Perëndimor, kërkesa kryesore e Kosovës është që aplikimi për anëtarësim në bllok të lëvizë përpara.
Një grup prej 11 shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian i kërkoi me shkrim Shërbimit Evropian për Veprim të Jashtëm (EEAS) që t’i jepet fund vendimmarrjes me unanimitet në nivel të BE-së në fushën e politikës së jashtme.
Një person është arrestuar për krime lufte dhe është dërguar në ndalim për 48 orë, njoftoi Prokuroria Speciale e Kosovës.
Ambasadori i ri i Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, bëri thirrje për formimin e shpejtë të institucioneve të Kosovës, që sipas tij, do t’i mundësonte bllokut evropian që t’i ofronte vendit ndihmën që ka në dispozicion.
Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, njoftoi se ka liruar nga detyra të 18 gjyqtarëve serbë, që dhanë dorëheqje në vitin 2022.
Gjermania e ka akuzuar Rusinë për kryerjen e asaj që ministri i Brendshëm i vendit e quajti “sulm hibrid”
Autoritetet njoftuan se kanë zgjeruar hetimet për rastin e dyshimeve për keqpërdorime në Byronë Kosovare të Sigurimeve (BKS), dhe tani nën hetim janë edhe 21 persona të tjerë.
Disa prej kryetarëve të komunave të Kosovës kanë protestuar në Prishtinë për disa çështje për të cilat pretendojnë se po u cenohen të drejtat nga niveli qendror.
Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) pritet të diskutojnë marrëveshjen e arritur për presidentin e shtetit me struktuarat e tyre partiake.
Përfaqësues të partive nga komunitetet joshumicë kanë shprehur qëndrimin se Kosova duhet të formojë sa më shpejt institucionet e reja, të dala nga zgjedhjet e qershorit, përfshirë edhe zgjedhjen e presidentit.
Bekim Sejdiu është profesor universitar, jurist dhe diplomat kosovar, me përvojë në drejtësi kushtetuese, marrëdhënie ndërkombëtare dhe diplomaci.
Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) janë pajtuar që Bekim Sejdiu të jetë kandidat për president të Kosovës.
Shfaq më shumë