Na ndiqni
Autoritetet në Kosovë e kanë dërguar në paraburgim një burrë nën dyshimin për vrasjen e dy personave dhe plagosjen e një tjetri, si dhe kanë konfiskuar armë gjatë bastisjeve në shtëpinë e tij disa orë pas incidentit që shkaktoi zemërim në vend të premten.
Çfarë thotë e drejta ndërkombëtare, çfarë marrëveshjeje ka Kosova me BE-në dhe çfarë ndodh kur një ligj i ri nuk përputhet me të?
Bashkimi Evropian ka thënë se është thellësisht i shqetësuar nga ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës, të cilat, sipas zyrtarëve të Brukselit, bien ndesh me detyrimet ndërkombëtare të Kosovës ndaj BE-së.
Justina Shiroka Pula u propozua për presidente të Kosovës nga kryeministri Albin Kurti, disa orë para skadimit të afatit për zgjedhjen e presidentit më 6 tetor.
Komisioni Evropian (KE) prezantoi të martën rregulla të reja për zgjerimet e ardhshme të Bashkimit Evropian (BE).
Rusia është zotuar se do të intensifikojë sulmet e saj të pandërprera ndaj Kievit dhe ka paralajmëruar diplomatët e huaj dhe vizitorët e tjerë që të largohen nga vendi, përndryshe do të ekspozohen ndaj “rrezikut vdekjeprurës”.
Zyra për Kontrollin e Pasurive të Huaja (OFAC) e Departamentit amerikan të Thesarit ia ka zgjatur deri më 30 tetor licencën e operimit Industrisë së Naftës së Serbisë (NIS), kompani në pronësi shumicë ruse, e cila është nën sanksione amerikane.
Gjykata Themelore në Prishtinë ka urdhëruar një muaj paraburgim për nëntë të dyshuar për krime lufte lidhur me zhdukjen e një grup prej 23 shqiptarësh të njohur si “Grupi i Intelektualëve” gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar se Kremlini po përgatitet për një mobilizim të ri të trupave brenda vendit dhe për zhvendosjen e edhe 10.000 ushtarëve të Koresë së Veriut në luftën në Ukrainë.
Komisioni Evropian do të propozojë kufizimin e disa të drejtave për anëtarët e ardhshëm të Bashkimit Evropian (BE), si dhe kalimin në vendimmarrje me shumicë të cilësuar, në vend të unanimitetit, në një numër fushash, përfshirë edhe zgjerimin.
Partitë parlamentare ende nuk janë përcaktuar për një emër të cilin do ta mbështesnin për president të ardhshëm të Kosovës, pavarësisht se një afat kushtetues për zgjedhjen e presidentin mbaron kah fundi i javës së ardhshme.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës [PDK], Bedri Hamza tha se nëse miratohet projektligji për ndryshim dhe plotësimin e ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, janë të hapur të diskutojnë për temat e tjera me partinë në pushtet.
Në seancën e parë plenare Kuvendi i Kosovës pritet të miratojë një deklaratë lidhur me Aktgjykimin e Gjykatës, të datës 16 shtator 2026, ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës [UÇK].
Sulmet me dronë rusë vranë të paktën katër persona në Ukrainë gjatë natës dhe në orët e para të 27 shtatorit, përfshirë një person në kryeqytetin Kiev dhe tre në rajonin juglindor të Zaporizhjës, thanë zyrtarët ukrainas.
Gjatë një operacioni të zhvilluar në Zubin Potok, nëntë persona janë arrestuar nën dyshime për krime lufte kundër popullatës civile, thanë autoritetet. Operacioni ndërlidhet me rastin e njohur si “Grupi i Intelektualëve”.
Ministrja e Drejtësisë e Kosovës, Donika Gërvalla, mohoi se ka bashkëpunuar me Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe tha se deklarata të tilla tashmë janë bërë “bozë”.
Dogana e Malit të Zi njoftoi më 25 shtator se ka ndaluar në Portin e Tivarit një kontejner me mish të ngrirë gjedhi me afat të skaduar, të destinuar për kompaninë “Apetit SHPK” nga Kosova.
Kutleshi e pranoi fajësinë në Gjykatën e Qarkut Perëndimor të Pensilvanisë për vjedhje të rëndë të identitetit dhe komplot për pastrim parash.
Bashkimi Evropian tha se nuk komenton njoftimet apo planet, kur u pyet lidhur me nismën për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës, por një zëdhënës i bllokut tha se Brukseli do të vazhdojë mbështetjen për gjykatën me seli në Hagë.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka bërë të ditur të hënën se grupi parlamentar i kësaj partie ka proceduar në Kuvendin e Kosovës projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e ligjit për Gjykatën Speciale të Kosovës në Hagë.
Shfaq më shumë