Aksionet ushtarake të Sirisë mbi protestuesit vazhdojnë në veri të vendit, ndërsa refugjatët që po ikin prej rajonit, po përshkruajnë aspektet sektare të sulmeve. Ata thonë se sulmues të armatosur të minoritetit alavit, të cilit i takon edhe presidenti Bashar al-Assad, po i bashkohen besnikëve të Asadit për të plaçkitur shtëpitë dhe dyqanet e myslimanëve sunitë. Ndërkohë, përpjekjet e shteteve perëndimore për të miratuar një rezolutë në Këshillin e Sigurimit e cila do të dënonte regjimin e Asadit, janë bllokuar për shkak të kundërshtimit të Rusisë dhe Kinës.