Që nga marrja e detyrës, presidenti amerikan, Donald Trump, ka hequr dorë nga udhëzimet e kohës së Bidenit që kufizuan arrestimin e personave që s'kishin të kaluar kriminale dhe urdhëroi organet e tjera të zbatimit të ligjit federal të ndihmonin me punën e imigracionit.
Fotoreporterët e agjencive ndërkombëtare të lajmeve, Reuters dhe AP, u lejuan nga autoritetet bjelloruse që të shkrepin fotografi në pikën e kontrollit kufitar Novaja Guta, në rajonin e Gomelit, në kufi me Ukrainën.
Një vlerësim i dëmeve i bërë nga Kombet e Bashkuara i publikuar këtë muaj, tregoi se pastrimi i mbi 50 milionë tonë rrënojave të mbetura si pasojë e bombardimeve të Izraelit, mund të zgjasë 21 vjet. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Menjëherë pas betimit të Donald Trumpit si president, autoritetet kufitare të SHBA-së pezulluan një program që lejonte qindra mijëra migrantë të hynin ligjërisht në SHBA përmes planifikimit të takimit nëpërmjet një aplikacioni në telefon.
Izraeli dhe Hamasi kanë arritur marrëveshje të mërkurën për ndaljen e luftimeve në Rripin e Gazës dhe për këmbimin e pengjeve izraelite me të burgosur palestinezë. Marrëveshjes iu gëzuan palestinezët në Rripin e Gazës të dërrmuar nga bombardimet, dhe izraelitët që presin kthimin e pengjeve.
Imazhet e lagjeve të tëra të djegura - duke përfshirë pjesë të Palisades së Paqësorit, një zonë kryesisht e pasur në perëndim të qendrës së qytetit dhe Altadena, një lagje e larmishme në skajin lindor të Los Anxhelosit - tregojnë blloqe të tëra shtëpish të djegura deri në themel, si një zonë lufte.
Ushtria ukrainase ka publikuar video të një ushtari të kapur nga Koreja e Veriut, i cili tha se ishte mashtruar lidhur me luftimet kundër Ukrainës. Ushtari, identiteti i të cilit nuk është zbuluar, deklaroi se rusët i thanë njësisë së tij se ata do të zhvillonin “trajnime”.
Banorët në Nuuk, kryeqyteti i Grenlandës, kanë reaguar kundër presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, i cili tha se do të marrë nën kontroll territorin e ishullit.
Një zjarr që u përhap me shpejtësi në Los Anxhelos, ka shkatërruar shtëpi e automjete. Në rrugë janë shkaktuar kolona të gjata teksa 30.000 persona janë urdhëruar që të evakuohen, pasi shtëllunga të mëdha tymi kanë mbuluar shumicën e zonës metropolitane. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Babadimrat mbërritën me varka dhe gondola në qytetin e Venedikut, duke e dhënë ngjyrë të kuqe Kanalit të Madh dhe duke sjellë gëzim e magji në qytet një javë para Krishtlindjes.
Babadimrat shfaqen nëpër gjithë botën para festave të fundvitit - Krishtlindjes dhe Vitit të Ri. Disa duke vrapuar, disa me bicikleta e të tjerë me motorë, ata i shohim duke shpërndarë dhurata ose në ngjarje me qëllim bamirësie, për të mbledhur fonde për fëmijë. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Familja Jeromin në Gjermani vendosi rekord botëror për numrin më të madh të pemëve të Krishtlindjeve të dekoruara në një vend. Me 605 bredha, 120.000 zbukurime, 50.000 drita dhe mijëra figura me motive Krishtlindjesh, vendi po shndrit nga shkëlqimi dhe ngjyrat. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Kur raketat ruse hynë drejt termocentralit ukrainas dhe shumëkush u përpoq të gjejë shpëtim nëpër strehimoret kundër bombave, një pjesë e vogël e punëtorëve qëndroi mbi tokë në një dhomë kontrolli të mbrojtur nga thasë rëre për të mbajtur manualisht sistemin në funksion. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Festivali Ndërkombëtar i Balonave me ajër të nxehtë në shtetin Guanahuato të Meksikës ka ngritur në qiell qindra balona ngjyrash e formash të ndryshme, duke tërhequr shumë vizitorë që shijuan pamjet e bukura. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Edicioni i katërt i ekspozitës së artit "Forever is Now" (Përgjithmonë është tani) riimagjinon qytetërimin e lashtë të Egjiptit përmes artit bashkëkohor. Instalacionet artistike me tematika të ndryshme tërhoqën vëmendjen e vizitorëve pranë Piramidave të Gizës, në periferi të Kajros në Egjipt.
Pamje mahnitëse nga një ishull i Islandës, peizazhi i të cilit është formësuar nga vullkanet dhe akullnajat. Copa të shkëputura nga akullnajat që notojnë në ujëra, e liqene të formuara nga kratere vullkanesh krijojnë një pamje surreale në jugun e ishullit. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Me afrimin e zgjedhjeve presidenciale të 5 nëntorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, fushata elektorale e dy kandidatëve, Kamala Harris dhe Donald Trump, intensifikohet me tubime gjithandej vendit.
Libanezët e zhvendosur nga jugu i vendit të tyre, kanë kaluar kufirin në Siri në përpjekje për t'u shpëtuar sulmeve ajrore izraelite.
Një vit pasi persona të armatosur të Hamasit u futën nga Gaza për të kryer sulmin më vdekjeprurës në historinë e Izraelit, dhjetëra mijëra palestinezë janë vrarë, Gaza është bërë gërmadhë dhe konflikti rajonal ka përfshirë Lindjen e Mesme.
Qendra Kombëtare për Monitorimin dhe Paralajmërimin e Hershëm të Fatkeqësive Natyrore, tha se thatësira aktuale në Brazil është më forta dhe më e madhja që ky vend ka përjetuar që nga fillimi i regjistrimeve në vitin 1950. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Shfaq më shumë