Rreth 30 vjet pas luftërave ballkanike, udhëheqësit e dikurshëm ushtarakë vazhdojnë ta përçajnë shoqërinë në Serbi dhe në Bosnje e Hercegovinë. Ligji në Bosnje ndalon “glorifikimin” e kriminelëve të luftës, por rrallëherë zbatohet.
Një mjek, serb i Bosnjës, ka fshehur eshtrat e viktimave të Srebrenicës në oborrin e tij, pasi i ka përdorur ato “për t’u përgatitur për operacione”. Njerëzit në Bërçko, ku punon mjeku Nebojsha Mraoviq, janë shprehur të tronditur. Por, kur REL-i telefonoi zyrën e tij, ai ishte ende duke punuar atje.
Në fund të viteve 1990, Sutka al-Barawi, e lindur në Bosnje, dhe bashkëshorti i saj palestinez ikën nga konflikti në Bosnje e Hercegovinë, dhe u vendosën në Gazë. Afër 30 vjet më vonë, lufta i detyroi ata të largohen nga shtëpia e tyre për herë të dytë.
Në Srebrenicë të Bosnje dhe Hercegovinës ekziston një shtëpi përkujdesjeje për të moshuarit, të cilët humbën anëtarët e familjes në gjenocidin e vitit 1995. Deri më tani, tetë gra dhe një burrë, të gjithë mbi 80 vjeç, janë duke qëndruar në këtë qendër.
Në Qendrën Përkujtimore në Potoçari, më 11 korrik, 30 familje do t’i varrosin eshtrat e viktimave të gjenocidit në Srebrenicë. Trupat e pakompletuar u gjetën në disa varreza, të cilat pjesëtarët e Ushtrisë së Republikës Sërpska i gërmuan disa herë dhe i zhvendosën për të mbuluar gjurmët e krimit.