Ministri i Bujqësisë i Serbisë, Dragan Glamoqiç, deklaroi të mërkurën se Kina dhe Serbia po e thellojnë partneritetin strategjik përmes bashkëpunimit në fushën e teknologjive hapësinore.
Është hapur për qarkullimin e këmbësorëve ura e re mbi lumin Ibër, që lidh Mitrovicën e Jugut, të banuar me shumicë shqiptare, dhe atë të Veriut, të banuar me shumicë serbe.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë i tha të mërkurën Radios Evropa e Lirë (REL) se pas zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit në Kosovë synon të punojë ngushtë me Qeverinë e re të zgjedhur “për t'i avancuar prioritetet e përbashkëta”.
Gjykata Supreme ka shpallur të paligjshme dhe i ka shfuqizuar nenet e një udhëzimi administrativ që obligonte pensionistët të paraqiteshin në departamentin për pensione për të dëshmuar se janë gjallë, ose në të kundërtën përballeshin me humbje të pensioneve.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se shpreson që së shpejti të hiqen në tërësi masat ndëshkuese që Bashkimi Evropian vendosi ndaj Kosovës më 2023.
Në një njoftim për media, gjykata tha se ia ka kthyer lëndën Këshillit për rishqyrtim dhe rivendosje.
Kosova ka nënshkruar marrëveshje me prodhuesin amerikan të industrisë ushtarake, AM General, për blerjen e sistemeve moderne të artilerisë së lëvizshme, HUMVEE Hawkeye 105mm, njoftoi të mërkurën ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.
Tri ditë pas sulmit vdekjeprurës në plazhin Bondi Sidnejt, autoritetet australiane kanë ngritur aktakuzë ndaj një të dyshuari 24-vjeçar për 59 vepra penale, përfshirë 15 akuza për vrasje.
Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, tha se ka vendosur marzhë tregtare për produktet e naftës që përdoren për transport.
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) i ka kërkuar Kuvendit të Shqipërisë që të heqë imunitetin zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe të autorizojë arrestimin e saj.
Policia e Kosovës njoftoi se ka nisur hetimet për veprën penale të “dhunimit” dhe tha se po punon që të identifikojë të dyshuarin për abuzimin e një të mituri.
Zyrtarët rusë kanë reaguar ftohtë lidhur me përparimin në negociatat mes Shteteve të Bashkuara dhe Evropës për t’i dhënë fund luftës së Moskës në Ukrainë, teksa SHBA-ja raportohet se ka dhënë garanci të sigurisë, të stilit të NATO-s, për Kievin.
Shfaq më shumë