Ndërlidhjet

Politika e privatësisë

Radio Evropa e Lirë beson se shfrytëzuesit e internetit kanë të drejtë për privatësi dhe për përdorim të pamonitoruar të internetit.

Gjatë ofrimit të shërbimit më të mirë të mundshëm të lajmeve përmes internetit për përdoruesit tanë, ne grumbullojmë dy lloje të dhënash për vizitorët tanë: e-mail adresat që na i dërgojnë vetë vizitorët, të cilët dëshirojnë t'i pranojnë materialet e Radios Evropa e Lirë përmes postës elektronike, si dhe të dhënat statistikore që i shfrytëzojmë për të ditur më shumë rreth përdorimit të faqeve tona.

E-mail adresat

Abonuesit e newsletter-ave të Radios Evropa e Lirë vullnetarisht na i dërgojnë e-mail adresat e tyre për të pranuar materialet tona. Radio Evropa e Lirë, në asnjë mënyrë, nuk do t'ua ofrojë palëve të treta e-mail adresat e përdorura për këtë qëllim, ndërsa lista e abonuesve nuk do të shërbejë për asnjë qëllim tjetër brenda kompanisë, përveç për shpërndarjen e materialeve. Abonuesit e newsletter-ave mund të çregjistrohen nga lista e abonimit në çdo kohë, duke i ndjekur udhëzimet në newsletter dhe në ueb-faqen tonë. Në rast të ndonjë problemi me çregjistrimin, ata mund të kontaktojnë me redaksinë përmes adresës evropaelire@rferl.org.

Të dhënat statistikore

Si shumë botues të ueb-faqeve, Radio Evropa e Lirë mbledh të dhëna kur shfrytëzuesit vizitojnë ueb-faqen e Radios Evropa e Lirë. Qëllimi është që të dimë sa njerëz i vizitojnë faqet tona, nga cilat vende janë, çfarë lexojnë, e të tjera. Ky proces i grumbullimit të të dhënave nuk i mundëson Radios Evropa e Lirë ta kuptojë identitetin tuaj, por vetëm tregon se një pajisje elektronike me numrin e caktuar është kyçur në server. Softueri, të cilin e shfrytëzojmë për përgatitjen e raporteve në bazë të këtyre të dhënave, mbështetet në funksionin standard të çdo shfletuesi të internetit, që quhet 'cookie' dhe që regjistron cilat faqe janë vizituar. Këto 'cookie' më pas fshihen kur vizitori të largohet nga faqja e internetit. Raportet e bazuara në këto të dhëna shfrytëzohen brenda kompanisë për të përmirësuar ueb-faqen, si dhe për t'u ofruar shërbime më të mira vizitorëve tanë. Për pyetje dhe komente mund të na kontaktoni në evropaelire@rferl.org.

Shfleto

XS
SM
MD
LG